Njihuni me disa prej kurioziteteve më interesante për kafshët

Njeriu pa dyshim është qenia më inteligjente në planet, por ka disa raste që kafshët janë më të afta në disa fusha të caktuara. Për më shumë shikojeni ato.

Nuhatja e një qeni është rreth 10 000 deri në 100 000 herë më e mirë se e një njeriu.

Tigrat mund të konsumojnë 18 kilogramë mish në një vakt të vetëm e më pas mund të rrinë një javë pa ngrënë asgjë.

Kuajt përdorin sytë dhe veshët për të komunikuar me njëri tjetrin.

Bletët mund t’i përplasin krahët e tyre 200 herë në një sekondë.

Disa lloje pinguinësh i “propozojnë” femrave duke u dhuruar atyre një guralec.

Flamengot qëndrojnë në një këmbë për të qëndruar ngrohtë. Mbajtja e një këmbë në afërsi të trupit ruan ngrohtësinë.

Macet mjaullinë për të komunikuar me njerëzit. Ato janë të afta të bëjnë 100 tinguj të ndryshëm ndërsa qentë vetëm 10.

Nëse mendoni se qeni juaj ka vapë, kontrollojini putrat. Qentë vetëm aty mund të djersijnë.

Macet kanë rreth 20 muskuj në zonën e veshit dhe mund t’i rrotullojnë ato deri në 180 gradë.

Gjuha e një balenë blu mund të peshojë më shumë se një elefant femër ose e barabartë me gjashtë piano.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rasti Fatos Nano, kur etika e raportimit humbet para “skupit”

  Nga Shpëtim Luku ​Rasti klasik i gazetarisë, që shpesh citohet...

Gonxhja: Së shpejti nis programi i rijetësimit të 100 kullave historike në 14 bashki

60 vjet më parë u themelua Instituti i Monumenteve...

Mbi 654 mijë pasagjerë udhëtuan përmes portit të Durrësit në 9 muaj

Porti i Durrësit ka regjistruar rritje të fluksit të...

Dosja “Toyota Yaris”, Gjykata e Lartë merr vendimin për 3.4 milionë eurot e konfiskuara

Gjykata e Lartë kalon përfundimisht në llogari të shëtit...