Ekskluzive/ Mihal Gjika: Fitore e madhe ndaj Tiranës, stadiumi duhet të mbushet me tifozë

Mihal Gjika, ose siç e njeh çdo elbasanas, Lakja, një nga ikonat më të mëdha që ka veshur ndonjëherë fanellën verdheblu, foli me emocione dhe krenari pas fitores së skuadrës ndaj Tiranës. Një emër që nuk është thjesht histori, por frymë, shpirt dhe identitet i futbollit elbasanas – njeriu që e ka ndjerë këtë klub në palcë, në fushë, në zemër, në jetë. Me ton të qetë, por plot besim, ai e vlerësoi këtë fitore në prononcimin e dhënë enkas për “Albania Express News” si një moment të rëndësishëm për ekipin.

Kjo fitore ka shumë vlera, kjo është fitore morali. Këtyre djemve u duhej një ndeshje e tillë që t’u japë besim dhe t’i motivojë për atë që na pret. Elbasani është skuadër që mund të bëjë më shumë, dhe dje pamë një pjesë të karakterit që duam ta shohim gjithmonë.

Ai ndaloi edhe te ndeshja e radhës, duke theksuar se gëzimi i fitoreve duhet shoqëruar me kujdes e seriozitet:

Duhet të jemi të kujdesshëm me Flamurtarin. Është skuadër e uritur për pikë dhe e rrezikshme. Nuk ka ndeshje të lehtë. Çdo ndeshje duhet menduar, përgatitur dhe luajtur me kokë. Ne mund t’ia dalim, por duhet të jemi të përqendruar.

Ndërkaq, mesazhi i tij më i fortë nuk ishte teknik, por zemër elbasanase e pastër:

Stadiumi nuk duhet të jetë bosh, sidomos në shtëpi. Mua nuk më bën zemra ta shoh bosh. Duhet të ketë më shumë reklamim, më shumë thirrje, më shumë lëvizje që qyteti të vijë pranë ekipit. Ky ekip është i Elbasanit, është i njerëzve të këtij qyteti. Djemtë kanë nevojë për mbështetje, për duartrokitje, për zë. Vetëm bashkë mund ta çojmë përpara”, mbylli prononcimin e tij Lakja.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Mot i keq në Elbasan/ Rrëshqitje inertesh në Dragostunjë, shembet ura në Sinaballaj dhe izolohen 9 fshatra”

ELBASAN,16 maj 2026/Albania Express News/Reshjet e shiut kanë përfshirë...

Skënder Hita: Kush sulmon uniformën e Policisë do të ndeshet me ligjin

TIRANË, 16 maj 2026/Albania Express News/ Drejtori i përgjithshëm...

Milani, një “çështje shqiptarësh”/ Pas Igli Tares, lind pista ‘Viktor Bezhani’ për kuqezinjtë

MILANO,16 maj 2026/Albania Express News/Pronarët e “RedBird” kanë një...

Putin bëhet ‘xheloz’, kreu i Kremlinit ‘prenoton’ datën e takimit me Xi Jingping menjëherë pas Trump

MOSKË,16 maj 2026/Albania Express News/Kremlini njoftoi sot se presidenti...