Rusia teston raketën nëndetëse bërthamore, kërcënon Putin: ‘Poseidon’ ishte një sukses, asgjë të ngjashme me të

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 1,344-të, ndërsa Moska ka bërë një tjetër demonstrim të fuqisë së saj ushtarake.

Presidenti Vladimir Putin ka njoftuar se Rusia ka testuar me sukses raketën nëndetëse me energji bërthamore “Poseidon”, të cilën e cilësoi si “armën më të fuqishme në nivel global”.
Sipas kanalit zyrtar në Telegram të Kremlinit, Putin theksoi se fuqia e këtij sistemi tejkalon ndjeshëm raketën më të avancuar ndërkontinentale ruse, Sarmat, duke e përshkruar testin si një “hap të rëndësishëm në forcimin e aftësive strategjike të Federatës Ruse”.

“Nuk ka asgjë të krahasueshme në botë, as për nga shpejtësia, as për nga thellësia e veprimit. Nuk ekziston asnjë mënyrë për ta kapur atë,” deklaroi presidenti rus, duke shtuar se programi i modernizimit ushtarak të Rusisë po vijon sipas planit.
“Poseidon”, i projektuar për t’u lëshuar nga nëndetëset bërthamore dhe i pajisur me një kokë bërthamore me fuqi të madhe shkatërruese, konsiderohet një nga armët më të sofistikuara të arsenalit rus.
Ky zhvillim vjen në një moment tensionesh të rritura ndërkombëtare, teksa Moska thekson se po avancon me armët e gjeneratës së ardhshme, përfshirë raketën tjetër bërthamore “Burevestnik”, e cila sipas autoriteteve ruse ka arritur të përshkojë 14,000 kilometra.
Ndërkohë, në frontin e luftës, forcat e armatosura të Ukrainës kanë mohuar deklaratat e Putinit se Kupyansk është i rrethuar, duke i cilësuar ato si “trillime dhe fantazi”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

PD rinovon kupolën drejtuese, nesër gara, Noka drejt rikonfirmimit. Zbardhen emrat që përfliten

TIRANË ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Partia Demokratike pritet të...

Botërori 2026/ Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale

BOTËRORI 2026 ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Francë-Spanjë është gjysmëfinalja...

“Vërejtje në biografi”

Nga Auron Tare TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Dikur, kur...