Osmani, takim me princin e kurorës së Jordanisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Princin e Kurorës së Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Hussein bin Abdullah al-Hashimi, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Arabinë Saudite.

Presidentja Osmani ka shkruar në Facebook se takimi ishte shumë i frytshëm dhe u zhvillua në frymën e miqësisë dhe mirëbesimit të ndërsjellë që karakterizon marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Jordanisë.

“Kosova dhe Jordania gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, të ndërtuara mbi miqësi, mirëbesim dhe bashkëpunim të ndërsjellë. Gjatë takimit konfirmuam gatishmërinë për thellimin e partneritetit dhe diskutuam mënyrat për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, përfshirë mbrojtjen, tregtinë dhe teknologjinë e informacionit (ICT)”, ka theksuar Osmani.

Takimi me Princin e Kurorës, Hussein bin Abdullah, vjen në një kohë kur Kosova po synon zgjerimin e marrëdhënieve me vendet e Lindjes së Mesme, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, investimet dhe inovacionin teknologjik.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nuk ndalet Skënder Hita, ja ndryshimet e rëndësishme në Policinë e Shtetit

TIRANË ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Drejtori i Policisë së...

Mbyllet protesta e 37 në Tiranë/ Pas fjalimeve te Kryeministria, marshohet nëpër kryeqytet

TIRANË ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Qytetarë u mblodhën edhe...

Spanja në çerekfinale, eliminon Portugalinë me golin e Merinos në një betejë “gladiatorësh”. Mbyllet ëndrra e Ronaldos

BOTËRORI 2026 ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja është në...

Ronaldo i jep lamtumirën Botërorit: Dhashë gjithçka, tani do të mendoj për të ardhmen

BOTËRORI 2026, 7 korrik 2026/Albania Express News/-Në Portugali, shumë...