Kisha e “Shën Gjergjit” në Shipskë, monument i rrallë i trashëgimisë fetare e kulturore

Një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore është kisha e “Shën Gjergjit” në Shipskë (qarku i Korçës).

Ajo gjendet në hyrje të fshatit, rreth 25 km nga Korça dhe 5 km nga Voskopoja. Kjo kishë është Monument Kulture i Kategorisë I. “Shën Gjergji” i Shipskës është ngritur në shekullin e 17-të dhe i përket grupit të bazilikave të Voskopojës. Kjo është bazilikë trenefshe me sistem mbulimi të përbërë prej qemerësh, kupolash dhe harqesh.

Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë janë duke i kushtuar vëmendje të veçantë kësaj kishe, e cila aktualisht po i nënshtrohet riparimit të çatisë. Punimet po kryen nga ekipi i DRTK Korçë për të siguruar ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mëtejshme të monumentit. Njëkohësisht po kryhet edhe pastrimi i territorit përreth kishës, e cila është një objekt i preferuar nga vizitorët e kësaj zone.

Kisha e Shën Gjergjit është pikturuar në shek. XVII. Një ambient në anën jugore të kishës i është kushtuar Shën Naumit, por kjo është një shtesë e mevonshme.

Shën Gjergji është një nga shenjtorët që nderohet e kremtohet më shumë edhe në vendin tonë, ku i janë kushtuar një numër i madh kishash anembanë vendit. Legjenda thotë se Shën Gjergji ka lindur në Kapadokia të Azi, në gjysmën e dytë të shekullit III, rreth viteve 275-385 dhe është martirizuar në Palestinë.

Figura e Shën Gjergjit u lidh me gojëdhënën e famshme të fitores mbi dragoin, e cila në përfytyrimin popullor simbolizonte fitoren e kristianizmit mbi dhunën çnjerëzore të së keqes. Prandaj në ikonografi paraqitet gjithnjë si kalorës kreshnik që ndeshet dhe mund dragoin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...