Shqiptare “Dritë në Shtëpi”, mbulim faturave të energjisë për 1610 familje në nevojë

Furnizuesi i Shërbimit Universal në bashkëpunim me Fondacionin “Qatar Charity”, nënshkruan marrëveshjen për projektin social “Dritë në shtëpi”, një nismë solidariteti që synon të mbështesë 1610 familje shqiptare në nevojë duke i ndihmuar në pagesën e faturave të energjisë elektrike.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është të lehtësojë barrën ekonomike të familjeve më të pambrojtura në të gjithë vendin dhe të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre.

Marrëveshja u firmos nga administratori i FSHU, Algert Luzi dhe drejtori ekzekutiv i zyrës së “Qatar Charity” në Shqipëri, Ahmad Yousef Fakhroo, duke zyrtarizuar angazhimin e përbashkët për të qëndruar pranë komuniteteve në nevojë dhe për të ndihmuar në përmirësimin e jetës së familjeve që përballen me vështirësi ekonomike.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes morën pjesë administratori i OSHEE Group, Enea Karakaçi, ambasadori i Katarit në Shqipëri, Jabor Bin Ali Al Dosari, si dhe përfaqësues të Fondacionit “Qatar Charity”, të cilët vlerësuan vizionin social të OSHEE Group dhe nënvizuan rëndësinë e këtij partneriteti që pritet të zgjerohet edhe në iniciativa të tjera solidariteti në të ardhmen.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Glen Daja mendon revolucionin te Elbasani, trajneri kërkon rikthimin urgjent të Sory Diallo

Trajneri i ri i verdhebluve pritet të ndryshojë filozofinë...

Taulant Balla: Partia Demokratike po strehon persona të kërkuar nga policia për zjarrvënie

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Shoqata e Prokurorëve...

Ndërprerje e planifikuar e energjisë elektrike më 23 tetor, ja zonat që do të preken në zonën e Librazhdit

ELBASAN, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-OST sh.a njofton...