Vetëvendosja e Albin Kurtit nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

 

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Pas dështimit të votimit të qeverisë së re me mandatar, Albin Kurtin, KosovaPress mëson nga burimet e saj se LVV ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme.

Sipas të njëjtit burim qëllimi i seancës së jashtëzakonshme është formimi i qeverisë së re, megjithatë mbetet e paqartë nëse do të ndryshohet mandatari për kryeministër të vendit.

Kujtojmë që formimi i qeverisë së re dështoi në seancën e fundit, ku mandatari i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti mori besimin e 56 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

KosovaPress ka tentuar të kontaktojë edhe me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pranuar përgjigje.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kontroll në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë në sektorin ku ndodhet Erion Veliaj

TIRANË ,03 shtator 2026 / Albania Express News /-Pesë...

“Yahoo!Creators”: Plazhe të paprekura dhe ujëra bruz, Shqipëria mes destinacioneve që duhen vizituar tani

TIRANË ,03 shtator 2026 / Albania Express News /-Shqipëria...

Të shtëna me armë në qendër të Minneapolis, 3 të vdekur dhe 6 të plagosur, mes tyre policë

SHBA ,03 shtator 2026 / Albania Express News /-Një...