Hetlen Çapja “trazon ujërat”: “Elbasani e mund Tiranën, bardheblutë janë nën presion!”

Në prag të sfidës së rëndësishme mes Tiranës dhe Elbasanit, ish-mesfushori Hetlen Çapja ka dhënë vlerësimin e tij për këtë duel, i cili mbart gjithmonë histori, emocione dhe rivalitet sportiv. Çapja, që ka mbajtur me sukses fanellën e të dy klubeve dhe është shpallur kampion si me bardheblutë ashtu edhe me verdheblutë, e sheh Elbasanin më të avantazhuar në përballjen e radhës.

Sipas tij, skuadra elbasanase ka treguar rritje dhe pjekuri, duke reaguar pozitivisht pas oshilacioneve të javëve të fundit. Fitorja ndaj Bylisit ka rikthyer besimin dhe ka rikonfirmuar idenë e një grupi të konsoliduar që po ecën me qartësi në lojë. Ndryshe paraqitet Tirana, e cila sipas Çapjas gjendet në një periudhë krizash dhe trazimesh, ku presioni është shumë i madh dhe gabimet nuk falen.

Ish-kampioni thekson se kjo përballje nuk është thjesht një sfidë për pikë, por një ndeshje me peshë emocionale që shpesh i ngjan një derbi. Çapja pranon se fakti që trajneri aktual i Tiranës ka punuar më parë te Elbasani mund të ketë rëndësi, por jo vendimtare, pasi filozofia e lojës te verdheblutë ka ndryshuar dhe skuadra është shfaqur më sulmuese se në sezonin e shkuar.

Sipas tij, përballja pritet të vendoset në mesfushë, ku lojtarë si Diallo apo Qose kanë marrë peshë në lojë dhe po bëhen vendimtarë edhe në gol. Megjithatë, Çapja shton me humor se ende nuk sheh një lojtar në rolin e “numrit 6” klasik që ai përfaqësonte, një profil që sipas tij kërkon shumë ekuilibër dhe inteligjencë lojë.

Në fund, ai është i qartë në parashikim:

Elbasani ka më shumë besim, më shumë qartësi dhe më pak presion. Për mua, Elbasani del fitues nga kjo ndeshje.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

AF Elbasani gati për sfidën e madhe në “Air Albania” ,verdheblutë përballë Dinamo City

Të shtunën në mbrëmje, “Air Albania” do të jetë...

Rauf Dimraj shpirti sportiv që fluturon mbi kujtimet dhe ëndrrat

-Dritarja ku frymëzimi takon veprën Nga BUJAR QESJA Mjeshtër i Madh Një...

Erion Braçe dhe sfida ndaj politikës së mbyllur

  E kam njohur Erion Braçen kur ishte shumë i...