Sot seanca paraprake për Ilir Metën, Kryemadhi paraqitet në Gjykatën e Posaçme: Do thonë që nuk je paraqitur në orar, më njoftuan hajde me vrap

Ditën e sotme do të mbahet seanca paraprake për ish-kreun e PL, Ilir Meta, teksa fillimisht në Gjykatën e Posaçme ka mbërritur avokati i tij, e më pas Monika Kryemadhi.

“Do thonë pastaj që nuk je paraqitur në orar, se më njoftuan hajdeni me vrap”, tha Kryemadhi përpara se të hynte në GJKKO.
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i cili u paraqit i pari në GJKKO, u pyet në lidhje me seancën që do të mbahet.

-Do të shtyhet avokat?
Kujtim Cakrani: Se di të shikojmë, them se po.
-A do të dalë sot?
Kujtim Cakrani (nuk përgjigjet).

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME