Gonxhja takon CEO-n e ETHARA për zhvillimin e “Auto Moto Park Albania” si qendër rajonale për sportet motorike

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, gjatë vizitës së tij në Abu-Dabi, zhvilloi një takim me Saif Rashid Al Noaimi, CEO i kompanisë ETHARA, që menaxhon Yas Marina Circuit, një nga pistat më prestigjioze të Formula 1 dhe destinacion ndërkombëtar i sporteve motorike, turizmit dhe argëtimit luksoz.

Yas Marina Circuit, e ndërtuar në vitin 2009, përfaqëson një model të suksesshëm të ndërthurjes mes sportit elitar, turizmit luksoz dhe zhvillimit ekonomik.

Në këtë kuadër, ministri Gonxhja dhe Al Noaimi diskutuan mbi shkëmbimin e eksperiencave dhe bashkëpunimin teknik në kuadër të projektit “Auto Moto Park Albania”, një nismë strategjike që po merr formë në Elbasan dhe që synon të pozicionojë Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të sporteve motorike.

Gonxhja u shpreh se, “ashtu si Yas Marina Circuit për Abu Dhabi-n, edhe Auto Moto Park Albania pritet të shndërrohet në një qendër të rëndësishme rajonale për sportet motorike, turizmin dhe industrinë e eventeve, duke u bërë një gjenerator i ri zhvillimi dhe promovimi turistik për vendin dhe rajonin”.

“Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një platforme moderne që do të nxisë inovacionin, do të fuqizojë sportin shqiptar dhe do të vendosë Shqipërinë në një dimension të ri të zhvillimit sportiv dhe ekonomik”, tha ministri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ministrat Salla e Malaj takojnë fermerët protestues: Shtohen subvencionet, kontrolle mbi produktet e importit

TIRANË, 7 prill/Albania Express News/ Ministri i Bujqësisë dhe...

Ministrat Hoxha-Pirdeni me studentët në Durrës: E pandalshme rruga e Shqipërisë drejt BE

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët...

Federata Ndërkombëtare e Paqes Universale informon se Dr. Hak Ja Han , zyrtarisht është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2026

Federata Ndërkombëtare e Paqes Universale (FPU) ka përshëndetur zyrtarisht...

Mungesa dhe pezullime, Flick me “dhimbje koke”, Atletico sfidon katalanasit

Gjithçka gati për një supersfidë në UEFA Champions League,...