Altin Dumani ftesë Ben Ahmetajt: Hajde bëhu i penduar, je i mirëpritur

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend iu përgjigj pyetjeve të deputetëve lidhur me hetimet për inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.

Ai u pyet se përse nuk e ka marrë ende Erion Veliajn si të pandehur për inceneratorin e Tiranës, si dhe përse nuk i është marrë një dëshmi ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt, në arrati.

Për këtë të fundit, Dumani tha se Ahmetaj, nëse dëshiron të marrë statusin e të penduarit dhe të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, është i mirëpritur.

 

“SPAK ka hetuar, në kuadër të këtyre hetimeve, 71 persona të të gjitha niveleve; disa janë në vendime të formës penale të prerë, disa janë në proces hetimi.

Lidhur me pyetjen që bëhet për ta trajtuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në lidhje me inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit, këto dy procedime penale i kanë kaluar të gjitha fazat e hetimit gjyqësor dhe i kanë gjetur të drejtë kualifikimin ligjor të bërë nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

Lidhur me pyetjen pse nuk e kam marrë ende, hetimet paraprake nuk kanë përfunduar, por vazhdojnë akoma.

Lidhur me pyetjen për ish-ministrin Arben Ahmetaj, deklarimet publike të tij vlerësohen rast pas rasti. Për ne ai është një person në kërkim në lidhje me inceneratorët. Në rast se një person dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, është mëse i mirëpritur”, tha Dumani.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr me goma të përdorura pranë stacionit hekurudhor në Elbasan, ndotet ajri në zonën e banuar

  Një episod shqetësues është regjistruar në afërsi të stacionit...

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesinë e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin...

Vijon puna për “Lungomare 4″, Demo: Nxit zhvillimin turistik të zonës

VLORË 7 prill /Albania Express News/ Puna për zgjatimin...