“Vjosa Ultra Trail”, qindra vrapues nga e gjithë bota u mblodhën në Tepelenë

Bashkia e Tepelenës bëri të ditur se gjatë fundjavës, qyteti mirëpriti edicionin e dytë të “Vjosa Wild River International Ultra Trail”, një ngjarje sportive ndërkombëtare që bashkoi qindra vrapues nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës.

Pavarësisht kushteve atmosferike sfiduese, gara u zhvillua me energji dhe entuziazëm të madh, duke krijuar një atmosferë të gjallë sportive përgjatë brigjeve të lumit Vjosa.

Vrapuesit morën pjesë në disa kategori garash, me distanca që varionin nga 11 km deri në 100 km, përgjatë rrugëtimeve që shpalosën bukuritë natyrore, kulturën dhe mikpritjen karakteristike të zonës së Tepelenës.

Ky aktivitet synon promovimin e turizmit sportiv dhe të qëndrueshëm në rajonin e Vjosës, si dhe nxitjen e njohjes së potencialeve natyrore e kulturore të kësaj zone unike.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dardha, ndër fshatrat e bukur të Korçës plot me turistë e vizitorë

KORÇË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Fshati Dardhë në...

Situata me zjarret në vend/ 31 vatra në 24 orët e fundit, 3 prej tyre ende aktive, Dajti dhe Gojani zonat më problematike

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Bazuar në informacionet...

Aksident tragjik në Golem, përplaset motomjeti me bordurën, humbin jetën dy persona

GOLEM, 25 gusht 2026/Albania Express News/- Një aksident i...