Drejtësia’ raporton sot në Kuvend, mbërrijnë Altin Dumani, Adnand Xholi dhe Klodian Braho

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 për seancën e radhës plenare, e cila pritet që të jetë maratonë për shkak të raportimit të institucioneve të drejtësisë.

Në Kuvend ka mbërritur kreu i SPAK, Altin Dumani, Adnand Xholi dhe Klodian Braho.
Në fillim është parashikuar ngritja e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, për të cilat maxhoranca dhe opozita kanë arritur dakordësi në barazinë mes anëtarëve, bashkëkryetarëve dhe marrjen e ekspertizës ndërkombëtare, aty ku do të jetë e nevojshme.

Në fund të seancës, deputetët do të zhvillojnë edhe diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit nëpër rrethe. Seanca pritet të zgjasë gjatë gjithë ditës, për shkak të volumit të madh të raportimeve dhe debateve parlamentare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Deputeti socialist Adi Qose flet për Elbasanin, politikën dhe sfidat e “grupit të të rinjve” në PS

TIRANË,26 maj 2026/Albania Express News/“Grupi i të rinjve” mbetet...

Luis Hasa ,mesfushori i talentuar me origjinë nga Peqini i bashkohet ekipit përfaqësues të Shqipërisë për miqësoret e qershorit

TIRANË,27 maj 2026/Albania Express News/Kombëtarja shqiptare e futbollit pritet...

”Crystal Palace” fiton Conference League

LAJPCIG, 27 maj 2026/Albania Express News / – Klubi...