Reshje dhe erëra të forta në Qarkun Elbasan, situata nën kontroll , disa zona pa energji elektrike

 

 

Gjatë natës, Qarku i Elbasanit është përfshirë nga mot me reshje shiu me intensitet mesatar dhe rrebeshe të herëpashershme, të shoqëruara në disa zona me erë të fortë. Pavarësisht kushteve të përkeqësuara atmosferike, strukturat e emergjencave civile raportojnë se situata në të gjithë qarkun paraqitet nën kontroll dhe pa probleme serioze.

Nga të dhënat e mbledhura mëngjesin e sotëm, rezukton se janë regjistruar raste sporadike të pranishmërisë së ujërave në rrugë dhe pemë të rrëzuara si pasojë e erës së fortë. Shërbimet bashkiake kanë ndërhyrë menjëherë për pastrimin dhe lirimin e akseve rrugore.

Në aksin nacional Elbasan–Qafë Thanë, në vendin e quajtur Kthesat e Murrashit, ka pasur rënie inertesh që përkohësisht bllokuan qarkullimin. Pas ndërhyrjes së firmës kontraktuese, rruga u pastrua dhe aktualisht qarkullimi është rikthyer në normalitet. Rënie inertesh janë raportuar gjithashtu në akset Gramsh–Moglicë dhe Gramsh–Cërrik, por pa penguar qarkullimin e mjeteve.

Në rrethrrotullimin e Shijonit, në nisje të autostradës Elbasan–Tiranë, reshjet intensive kanë sjellë grumbullim të madh ujërash, duke vështirësuar përkohësisht lëvizjen e automjeteve. Situata është stabilizuar pas ndërhyrjes së shërbimeve të pastrimit.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, ndërprerje të pjesshme janë regjistruar në:
• Njësinë Administrative Perparim (Bashkia Peqin)
• Njësitë Labinot Mal dhe Funar (Bashkia Elbasan)
• Njësinë Lunik (Bashkia Librazhd)

Ekipet e gatishmërisë së OSHEE ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal.

Autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave civile vijojnë monitorimin e situatës në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve, sidomos në akset rrugore malore ku mund të ketë rrëshqitje të dherave.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026! Lë pas Mbappé dhe Yamal

TIRANË, 27 tetor 2026 /Albania Express News/-Harry Kane është...

Alban Daci: Jo çdo gjë që vjen nga Serbia duhet a priori refuzuar meqë serbët janë kundër shqiptarëve!

Nga Alban Daci TIRANË, 26 tetor 2026 /Albania Express News/-Zgjedhjet...

Dita e 14-të e tubimit, protestuesit marshojnë paqësisht në rrugët e Tiranës, u bashkohen edhe pedagogët

TIRANË, 26 tetor 2026 /Albania Express News/-Në ditën e...

“A ju pyetën për Ballukun?”/ Behgjet Pacolli del nga SPAK pas 7 orësh: “Pyesni avokatin”

TIRANË, 26 tetor 2026 /Albania Express News/-Sipërmarrësi Behgjet Pacolli...