Tensione në fundin e “El Clasicos”, Yamal përplaset me Carvajal, Vinicius e ndjek me vrap drejt tunelit talentin spanjoll

El Clasico”-ja e parë e sezonit përfundoi me tensione të forta pas fitores 2-1 të Real Madridit ndaj Barcelonës në “Santiago Bernabeu”. Pas kartonit të kuq për Pedrin në minutën e 100’, situata në fushë doli jashtë kontrollit.

Gjithçka nisi me një përplasje mes Lamine Yamal dhe Dani Carvajal në fund të duelit. Në debat u përfshi edhe portieri Courtois, duke e acaruar më tej situatën.
Lojtarë nga të dyja skuadrat ndërhynë për t’i ndarë, por tensioni u rrit edhe më shumë kur Yamal u përplas verbalisht me Vinicius Junior.

Pas disa sekondash përplasjeje dhe shtyrjesh, Yamal u tërhoq drejt daljes për në tunel, por Vinicius u pa duke e ndjekur me vrap, ndërsa stafet teknike ndërhynë për të shmangur përshkallëzimin e situatës.
Pavarësisht incidenteve, Reali i Madridit ruajti fitoren 2-1 me golat e Mbappes dhe Bellingham, ndërsa pas ndeshjes pritet që komisioni i disiplinës të analizojë ngjarjet e ndodhura në fundin e sfidës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident tragjik në Qyrkan të Cërrikut, dy persona humbin jetën pas përplasjes “kokë më kokë” të dy automjeteve

CËRRIK ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident i rëndë...

PD rinovon kupolën drejtuese, nesër gara, Noka drejt rikonfirmimit. Zbardhen emrat që përfliten

TIRANË ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Partia Demokratike pritet të...

Botërori 2026/ Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale

BOTËRORI 2026 ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Francë-Spanjë është gjysmëfinalja...

“Vërejtje në biografi”

Nga Auron Tare TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Dikur, kur...