Grevë në kufi, bllokohet përkohësisht qarkullimi i mjeteve në Kakavijë më 27 tetor

Policia Kufitare në Kakavijë ka njoftuar se ditën e hënë, më 27 tetor, në intervalin ora 06:00 deri në 10:00 të paradites, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në të dy drejtimet e kalimit kufitar midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Ky bllokim i përkohshëm i lëvizjes vjen si pasojë e një greve të paralajmëruar nga Policia Kufitare Greke, e cila do të ndërpresë punën për disa orë në shenjë proteste për çështje të brendshme të organizatës së tyre.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë orëve të grevës do të lejohen vetëm kalimet e këmbësorëve pa bagazhe dhe automjeteve që kanë emergjenca shëndetësore, ndërkohë që për pjesën tjetër të qytetarëve nuk do të ketë asnjë mundësi qarkullimi.

Policia Kufitare e Kakavijës i bën thirrje qytetarëve që kanë planifikuar udhëtime drejt Greqisë ose kthim drejt Shqipërisë të shmangin këtë orar dhe të planifikojnë lëvizjet e tyre në periudha të tjera të ditës, për të evituar pritjet dhe vonesat në kufi.

Burime pranë autoriteteve kufitare theksojnë se pas përfundimit të grevës, qarkullimi pritet të normalizohet gradualisht, ndërsa prania e forcave policore shqiptare në pikën kufitare do të jetë e shtuar për të menaxhuar fluksin që mund të krijohet pas orës 10:00.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Euronews”: Tirana shpallet qyteti më ekonomik për pushime në Evropë

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Tirana renditet në...

“Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane”, ministri Ferit Hoxha nga Pogradeci: Vijojmë me reformimin

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Ministri për Evropën...

Brazili hiqet nga lista e Bashkimi Europian, ndalohet importi i mishit të gjedhit dhe shpendëve

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Brazili hiqet nga...