Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi me prioritet sigurinë kibernetike

Memorandumi u nënshkrua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda dhe Presidenti i Shoqatës Shqiptare të Bankave, z. Bledar Shella. Akti, tregues i vullnetit të ndërsjellë të palëve, për të kontribuar me kuadër ligjor dhe ekspertizë teknike, te çeshtjet e përbashkëta të sigurisë kibernetike.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda nënvizoi gjatë fjalës së tij në ceremoninë e nënshkrimit, se bashkëpunime të tilla janë thelbësore për parandalimin e krimeve kibernetike, rritjen e kapaciteteve profesionale dhe ndërtimin e një mjedisi të besueshëm digjital.

Ndërkaq, Presidenti i Shoqatës Shqiptare të Bankave, z. Bledar Shella theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke u shprehur se siguria kibernetike është një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë dhe kërkon bashkërendim institucional. Më tej, z. Shella u shpreh: “Kjo marrëveshje forcon partneritetin ndërmjet sistemit bankar dhe institucioneve ligjzbatuese, duke krijuar një bazë solide për parandalimin e krimeve digjitale dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe të bizneseve.” 

Ky Memorandum Mirëkuptimi i bashkon të dy institucionet në një partneritet afatgjatë, të bazuar në reciprocitet, konfidencialitet dhe respektim të legjislacionit në fuqi.
Ai synon të krijojë një mjedis bashkëpunues për t’u përballur më efektivisht me sfidat e epokës digjitale dhe për të ndërtuar një ekosistem financiar më të sigurtë në Shqipëri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Mot i keq në Elbasan/ Rrëshqitje inertesh në Dragostunjë, shembet ura në Sinaballaj dhe izolohen 9 fshatra”

ELBASAN,16 maj 2026/Albania Express News/Reshjet e shiut kanë përfshirë...

Skënder Hita: Kush sulmon uniformën e Policisë do të ndeshet me ligjin

TIRANË, 16 maj 2026/Albania Express News/ Drejtori i përgjithshëm...

Milani, një “çështje shqiptarësh”/ Pas Igli Tares, lind pista ‘Viktor Bezhani’ për kuqezinjtë

MILANO,16 maj 2026/Albania Express News/Pronarët e “RedBird” kanë një...

Putin bëhet ‘xheloz’, kreu i Kremlinit ‘prenoton’ datën e takimit me Xi Jingping menjëherë pas Trump

MOSKË,16 maj 2026/Albania Express News/Kremlini njoftoi sot se presidenti...