Kriza e golit dhe arma sekrete e Elbasanit kundër Bylisit

Pavarësisht humbjes së fundit ndaj Vorës dhe rezultateve jo të kënaqshme në tri javët e fundit, në kampin verdheblu mbizotëron optimizmi se ky moment i vështirë do të kalohet shpejt. Në Elbasan shpresojnë që përballja e nesërme ndaj Bylisit të shënojë pikën e kthesës, për të rikthyer qetësinë dhe besimin në skuadër. Për situatën aktuale, kjo ndeshje ka rëndësi të veçantë: një fitore do të qetësonte ambientin dhe do ta mbante ekipin në garë për objektivat sezonalë, pavarësisht se kampionati është ende i gjatë.

Kriza e golit

Javët e para të kampionatit kanë nxjerrë në pah një Elbasan që ende nuk ka gjetur ritmin e duhur në fazën sulmuese. Verdheblutë kanë hasur vështirësi serioze në finalizim, me vetëm pesë gola të realizuar në shtatë javë – njëri prej të cilëve ka ardhur nga autogoli i kundërshtarit. Në tri ndeshjet e fundit, elbasanasit kanë gjetur rrugën e rrjetës vetëm një herë, pikërisht në sfidën ndaj Vorës, që përfundoi me humbje.

Kjo mungesë efikasiteti është kthyer në shqetësimin kryesor për trajnerin Ivan Gvozdenoviç, i cili në seancat e fundit stërvitore ka testuar disa alternativa përpara, duke kërkuar më shumë lëvizshmëri dhe vendosmëri në zonën kundërshtare. Një nga ndryshimet që pritet të ndodhë është aktivizimi si titullar i sulmuesit të rikthyer Arsen Lleshi, i cili në ndeshjen me Vorën mori pak minuta për t’u futur në ritëm pas mungesës, por tashmë duket plotësisht gati për të udhëhequr sulmin.

“Arma plus” e verdhebluve

Rikthimi i Lleshit shihet si një “armë sekrete” për Elbasanin. Statistikat janë në favor të tij: sezonin e kaluar, 25-vjeçari shënoi tre gola në dy ndeshje ndaj Bylisit, duke i dhënë ekipit të tij gjashtë pikë të plota. Në dy sfidat e tjera mungoi për shkak dëmtimi, por kujtimet e mirëta kundër ballshiotëve e bëjnë atë një faktor që mund të bëjë diferencën këtë herë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

I urti, fisniku, i ndershmi durrsak Selami Dakoli na la

Nga BUJAR QESJA, Mjeshtër i Madh Lajmi është shumë i...

Paketa e Maleve, Demo: 30 projekte të evidentuara me vlerë 10 milionë euro në pesë bashki

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo theksoi...

Salla takon përfaqësuesen e DG SANTE: Fokus në përmbushjen e Kapitullit 12 për Sigurinë Ushqimore

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi...