Ballkani me 15 hapa drejt Evropës së gjelbër, Kapetanoviç në Samitin e Londrës: “Rezultatet flasin vetë”

Në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, organizuar nga kryeministri britanik Keir Starmer, rajoni i Ballkanit Perëndimor mori një lajm të mirë: 15 rezultatet e përbashkëta të arritura këtë vit do ta bëjnë rajonin më konkurrues, më të gjelbër dhe më të afërt me Bashkimin Europian.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviç, prezantoi në Londër një paketë me 15 arritje konkrete, që variojnë nga investimet e qëndrueshme dhe energjia e pastër, deri te turizmi rajonal dhe transferimi i të drejtave sociale për qytetarët.

Rezultatet flasin vetë: pesëmbëdhjetë arritje të prekshme që forcojnë bashkëpunimin, tranzicionin e gjelbër dhe integrimin rajonal. Së bashku po e mbajmë rajonin në rrugën e rritjes dhe të konvergjencës evropiane”, deklaroi Kapetanoviç, duke përshëndetur gjithashtu bashkimin e Mbretërisë së Bashkuar në Bordin e RCC-së.

Në Londër u konfirmua miratimi i të gjitha 15 rezultateve nga liderët e rajonit, pas dakordësive të arritura më herët në Dubrovnik dhe Londër gjatë takimeve ministrore për Agjendën e Gjelbër dhe ekonominë.

Kapetanoviç theksoi se 82% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor besojnë se bashkëpunimi rajonal sjell rezultate të prekshme në ekonomi, siguri dhe politikë. Prandaj, “zbatimi i angazhimeve të këtij viti duhet të jetë prioritet”.

Në kuadër të Samitit, kreu i RCC-së zhvilloi një takim me Borjana Krišto, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, për të diskutuar hapat konkretë për implementimin e iniciativave rajonale.

Një broshurë me të gjitha 15 rezultatet është tashmë e disponueshme për publikun.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nis në Bruksel Konferenca e IX Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, pritet mbyllja e tre kapitujve të negociatave

BRUKSEL ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Shqipëria hedh sot një...

Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik në Qyrkan të Cërrikut, humbin jetën Qemal Çala dhe Drilon Tabaku

Cërrik ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Identifikohen viktimat e aksidentit...

Aksident tragjik në Qyrkan të Cërrikut, dy persona humbin jetën pas përplasjes “kokë më kokë” të dy automjeteve

CËRRIK ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident i rëndë...

PD rinovon kupolën drejtuese, nesër gara, Noka drejt rikonfirmimit. Zbardhen emrat që përfliten

TIRANË ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Partia Demokratike pritet të...