Kryeministri Rama ndodhet në Londër, ku nesër do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit. • Gjatë fjalës së tij si pjesë e panelit të Chatham House me temë “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, Rama u shpreh se Shqipëria ndodhet në një periudhë kohe, ku Evropa po sillet shumë mire me të. • Rama ka bërë disa batuta sot në Londër, lidhur me emigrantët shqiptarë në Angli. • Gjatë fjalës së tij në panelin e Chatham House, Rama përmendi sulmet e bëra ndaj emigrantëve shqiptarë, nga e ish-sekretarja e Brenshme britanike Suella Braverman. • Braverman i kishte cilësuar më parë shqiptarët si shkaktarët kryesorë, për rritjen e numrit të krimeve në Britaninë e Madhe. Në lidhje me këtë Kryeministri Rama, pyeti për prezencën e saj dhe bëri batuën se “po të mallkuan shqiptarët zhdukesh”. • Jo vetëm për Baraverman, por për të gjithë politikanët britanikë mesazhin e ka të qartë, kur u thotë se nuk duhet ti etiketojnë më komunitetin shqiptar, pasi ai po bën shumë për Britaninë e Madhe. • Rama u kërkoi politikanëve britanikë që komunitetin shqiptar ta përmendin vetëm për gjëra pozitive, ose në të kundërt “ta qepin atë dreq goje”. • Nga Londra, nuk mund të mungonte një koment i kryeministrit për politikanin Nigel Farage, me të cilin është përplasur disa herë në distancë mbi numrin e të burgosurve shqiptarë në Britani të Madhe. • Kryeministri u pyet nga një gazetar mbi ftesën që ai i ka bërë politikanit britanik për të vizatuar vendin tonë dhe zbuloi se Farage i kishte kërkuar 28 nëntorin, që përkon edhe me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. • Me ironi, Rama tha se i sugjeroi që të zgjedhë një datë tjetër, pasi do të duket shumë i vogël para heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu. • Kreu i qeverisë ka deklaruar sot nga Londra, se nëse Kosova dëshiron të jetë e sukseshme duhet ta harrojë Serbinë dhe të realizojë të gjitha pikat e dialogut.