Marrëveshje bashkëpunimi mes Federatës së Paqes Universale dhe Bashkisë Peqin, Kryetari Bukurosh Maçi nderohet me titullin “Ambasador për Paqe”

Në një zhvillim me rëndësi për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe promovimin e vlerave të paqes në nivel lokal, Federata e Paqes Universale – Shqipëri dhe Bashkia Peqin nënshkruan të martën, më 21 tetor 2025, një Marrëveshje Bashkëpunimi, me synim thellimin e partneritetit për veprimtari të përbashkëta në shërbim të qytetarëve.

Delegacioni i Federatës së Paqes Universale, i përbërë nga Kryetari z. Defrim Methasani, Kryetari i Këshillit Rajonal të Paqes Elbasan z. Fatmir Popja, Kryetarja e Këshillit të Paqes Peqin znj. Paola Sula dhe Sekretari i Përgjithshëm z. Gani Rroshi, u prit në një takim zyrtar nga Kryetari i Bashkisë Peqin, z. Bukurosh Maçi.

Marrëveshja e nënshkruar mes dy institucioneve ka për qëllim promovimin e vlerave qytetare, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fuqizimin e kapaciteteve drejtuese lokale, në funksion të qeverisjes së mirë dhe ndërtimit të një komuniteti të harmonizuar e të ndërgjegjshëm qytetar.

Në kuadër të kësaj vizite zyrtare dhe me propozimin e Këshillit Rajonal të Paqes Elbasan dhe Këshillit të Paqes Peqin, Kryetari i Bashkisë Peqin, z. Bukurosh Maçi, u vlerësua me titullin “Ambasador për Paqe”, një nderim simbolik që Federata e akordon për figura me kontribut të veçantë në nxitjen e dialogut, bashkëpunimit dhe harmonisë në shoqëri.

Ky vlerësim vjen si një njohje ndaj angazhimit të vazhdueshëm të Kryetarit Maçi për ndërtimin e një bashkie gjithëpërfshirëse, të hapur ndaj qytetarëve dhe me fokus te kohezioni social dhe zhvillimi i qëndrueshëm lokal.

Federata e Paqes Universale është një organizatë ndërkombëtare me prani në mbi 160 vende të botës, e angazhuar në ndërtimin e paqes përmes dialogut ndërkulturor, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përfshirjes së komuniteteve në procese të qëndrueshme zhvillimi dhe edukimi qytetar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Paqe “koreane” për Ukrainën? Plani që po ndahet midis Moskës dhe Perëndimit

Samiti i planifikuar mes Donald Trump dhe Vladimir Putin...

Një pikë nga nëntë: çfarë po ndodh me Elbasanin e Gvozdenoviç

Vetëm një pikë në tre javë ka futur zyrtarisht...

Champions League shpërthen me gola: 43 rrjeta në 9 ndeshje

Java e tretë e Champions League ka sjellë spektakël...