Fatmir Brazhda, një drejtues model që la gjurmë të pashlyeshme në mbrojtjen e natyrës dhe administratën publike

Qarku i Elbasanit dhe më gjerë sot ndan me respekt dhe vlerësim një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për një prej drejtuesve më të përkushtuar të viteve të fundit në administratën e zonave të mbrojtura.

Fatmir Brazhda, i cili për disa vite me radhë drejtoi me përkushtim të jashtëzakonshëm Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Elbasan, ka njoftuar përfundimin e detyrës së tij nëpërmjet një postimi publik në rrjetin social Facebook, ku thekson jo vetëm sfidat dhe arritjet, por edhe ndjenjën e përgjegjësisë e përkushtimit që e ka shoqëruar në çdo hap të punës së tij.

POSTIMI

Përshëndetje miq. E ndjej për detyrim t’ju informoj që nga sot nuk do të jem më drejtues i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Elbasan.

Dua të falënderoj pa fund të gjithë kolegët e mi që punuam ditë e natë për ruajtjen e vlerave natyrore të zonave të mbrojtura, duke u sfiduar dhe u përballur me shumë problematika të ndryshme, deri në konflikte që kanë shkuar edhe në çështje prokurorie dhe gjykate. E gjitha kjo në zbatim të ligjit, por edhe të vetë pasionit që kemi ne si specialistë të fushës së pyjeve dhe mjedisit.

Së pari, ju kërkoj shumë ndjesë kolegëve sepse ndonjëherë edhe mund ta kem tepruar me urdhëra apo detyra që kishin të bënin me mbarëvajtjen e punës, por që s’kam dhe as kam për të pasur qëndrime personale. Ne, përveç mbrojtjes, kemi bërë një punë të shkëlqyer në edukim, ndërgjegjësim, si dhe në promovimin e ZM-ve dhe në veçanti të Parkut Kombëtar Shebenik. 

Së dyti, dua të falënderoj të gjithë komunitetin e zonës, të cilët më kanë mirëkuptuar dhe kam bashkëpunuar me ta në çdo kohë për ruajtjen e zonave nga aktivitetet e paligjshme, ku vlen të theksohet edhe me krenari që Parku Kombëtar Shebenik është një ndër parqet më të mbrojtura në Shqipëri, falë komunitetit tonë dhe punës së palodhur tonë.

Së treti, dua të falënderoj pa masë të gjithë bashkëpunëtorët që punuan me ne për një mbrojtje dhe menaxhim më të mirë të zonave të mbrojtura, jo vetëm në Elbasan, por në të gjithë vendin, po ashtu edhe bashkëpunëtorët nga organizata të ndryshme rajonale apo ndërkombëtare. 

Së fundmi, shpresoj që zonat e mbrojtura të ruhen dhe të mbrohen sipas funksionit që ato kanë dhe jo të shfrytëzohen për qëllime të tjera.

Dua të theksoj se këtë detyrë e kam kryer me shumë përkushtim, me shumë pasion, nuk kam kursyer asgjë, sepse e dua natyrën dhe do të jem sërish pjesë e saj në çdo moment, në çdo vend, edhe pse me kufizime.

Mirënjohje dhe respekt për të gjithë!” 

Ky mesazh publik i inxhinierit Fatmir Brazhda, që përfaqëson një brez të rinjsh që e duan punën dhe Shqipërinë me zemër e shpirt, nuk është vetëm një njoftim, por është një pasqyrim i qartë i një etike pune të rrallë, e cila e ka bërë Fatmir Brazhdën një figurë të respektuar në nivel vendor dhe kombëtar.

Fatmir Brazhda për punën dhe karrierën e shkëlqyer të deritanishme do të mbahet mend si:

  • Një nga drejtuesit më të përkushtuar të brezit të ri, që punoi me integritet dhe ndershmëri të pashoqe.
  • Një model suksesi në administratën mjedisore shqiptare, duke e kthyer Parkun Kombëtar Shebenik në një histori suksesi.
  • Një bashkëpunëtor i hapur dhe korrekt, i vlerësuar njëzëri nga kolegë, komuniteti lokal dhe partnerët ndërkombëtarë, mediat etj.
  • Një njeri që nuk e përdori postin si privilegj, por si përgjegjësi ndaj natyrës dhe brezave të ardhshëm.

Në një realitet ku shpesh sundojnë interesat personale, Fatmir Brazhda qëndroi si një shembull i rrallë i përkushtimit institucional dhe etikës së lartë profesionale. Ai nuk drejtoi nga zyra, por nga terreni; nuk kërkoi lavdi, por rezultat; nuk foli për natyrën, por punoi për të.

Edhe pse sot mbyllet një kapitull zyrtar, kontributi i tij në çështjet mjedisore dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura do të vijojë të ndihet dhe të shërbejë si model për ata që do të vijnë pas.

Redaksia e Albania Express News i uron suksese të mëtejshme në çdo rrugëtim që inxhinieri Fatmir Brazhda do të zgjedhë të ndjekë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

BEOGRAD – Të shtëna jashtë Parlamentit të Serbisë, një person i arrestuar

Të shtëna me armë u dëgjuan sot jashtë ndërtesës...

Antonio Konte: “Napoli po kalon një fazë të vështirë, por nuk dorëzohemi”

Pas humbjes së rëndë të Napolit ndaj PSV Eindhoven,...

Lefter Koka kërkon lirimin nga paraburgimi për inceneratorët

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i proceduar dhe akuzuar...

Sulme ruse në qytete ukrainase: 6 të vdekur, përfshirë dy fëmijë

Sulmet intensive me dronë dhe raketa ruse në qytete...