Bojkoti i avokatëve paralizon Gjykatën e Elbasanit: 330 seanca të shtyra

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka njoftuar se për periudhën 20–24 tetor 2025 kishte planifikuar zhvillimin e rreth 330 seancave gjyqësore.

Megjithatë, për shkak të bojkotit të shpallur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë, i cili vijon në të gjitha gjykatat e vendit, Gjykata e Elbasanit ka respektuar vendimin e këtij institucioni duke shtyrë të gjitha seancat ku palët janë të përfaqësuara nga avokatët e tyre mbrojtës.

Në këtë periudhë, po zhvillohet vetëm një numër i kufizuar seancash, kryesisht ato ku prania e përfaqësuesve ligjorë nuk është e detyrueshme, ose që lidhen me masa sigurie, çështje emergjente apo administrative, për të garantuar funksionimin minimal të drejtësisë.

Gjykata thekson se në përfundim të bojkotit, do të hartohet një kalendar i ri për zhvillimin e seancave të shtyra, në mënyrë që proceset të mos pësojnë vonesa të tejzgjatura dhe të sigurohet e drejta e çdo pale për një gjykim të rregullt brenda afateve ligjore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Miratohet me 100 vota pakti i ri mes PS e PD për rregulloren e Kuvendit, voton kundër vetëm Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë

TIRANË,21 maj 2026/Albania Express News/Seanca maratonë e së enjtes...

Mbyllet etapa e tretë e Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë

TIRANË, 21 maj 2026 /Albania Express News/ Etapa e...

“Porta e Alpeve”, Karakaçi: 100 milionë euro investime për turizmin dhe infrastrukturën në Shkodër

TIRANË, 21 maj 2026/Albania Express News/ Projekti “Porta e...

SHBA zhvendos aeroplanmbajtësen Nimitz drejt Karaibeve, Kuba mund të ketë fatin e Venezuelës

SHBA,21 maj 2026/Albania Express News/Me aktakuzën ndaj Raul Castros,...