Pas përfundimit të javës së 7-të të Superiores, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të spikatur të javës, sipas skemës 4-3-3. Portieri Aldo Teqja i Dinamo City-t mbajti të paprekur portën në ndeshjen kundër Egnatias.
Në mbrojtje përbëjnë katërshen: Edison Ndreca (Egnatia), Melos Bajrami (Vllaznia), Saliou Sembene (Partizani) dhe Rimal Haxhiu (Tirana). Krahët e mesfushës zënë Irgi Kasalla i Vorës dhe Xhoele Maçolli i Teutës, ndërsa në qendër qëndron Ardit Krymi i Vllaznisë.
Në sulm janë rreshtuar Bernard Karrica (Vora), Vusal Isgandarli (Partizani) dhe Ibrahima Diallo (AF Elbasani).
Trajneri më i mirë i javës së 7-të është shpallur Arjan Bellai i Vorës, pas fitores 1-2 në transfertë kundër Elbasanit.