Liverpool-i është në kaos, kampionët e Anglisë munden në Anfield nga Man. United dhe shkojnë në 4 humbje radhazi

Liverpool-i po kalon një periudhë kaosi, duke shkuar në katër disfata radhazi.

E fundit erdhi pikërisht në “Derbin”e Anglisë kundër Manchester United brenda në Anfield me rezultatin 1-2.
Sfida nisi mjaft mirë për të besuarit e Amorim, të cilët kaluan në avantazh që në miniutën e 2’me Mbeumo. Reds-at provuan disa herë të rikthenin braspeshën dhe rrjeta u gjet vetëm në minutën e 78’nga Gakpo, por pas vetëm 6 minutash, ishte Harry Maguire i cili shënoi me kokë për të “blinduar”tre pikët e radhës për “Djajtë e Kuq”.

Kështu Liverpooli zbret në vendin e tretë me 15 pikë, 4 më pak se Arsenali, duke rrezikuar mbrojtjen e titullit kampion, ndërsa Manchester United ngjitet i 9-të me 13 pikë.
REZULTATI:
LIVERPOOL 1-2 MANCHESTER UNITED
Gakpo 78’/ Mbeumo 2’, Maguire 84’

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Berisha ‘dogji’ Binajn për Tiranën, Alimehmeti lë të hapur mundësinë e kandidimit: Varet nga gara e PD

Tiranë 7 prill 2026/Albania Express News/ Anëtari i Këshillit Kombëtar...

Rijetësimi i kullave, ministri Blendi Gonxhja: 523 të dokumentuara deri tani

TIRANË, 7 prill/Albania Express News / Programi i rijetësimit...