Interes i lartë për ndeshjen që përcakton fatin në “Play Off”, biletat e mysafirëve Sllovenia ia kalon për menaxhim Federatës së Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë më 15 nëntor një nga ndeshjet më vendimtare në kualifikueset për Kupën e Botës 2026, përballë Sllovenisë në transfertë. Një pikë nga kjo përballje do të ishte e mjaftueshme që “Dardanët” të sigurojnë një vend në fazën “play-off”.

Por përballja e shumëpritur ka sjellë edhe zhvillime të pazakonta jashtë fushës. Për herë të parë, Federata e Futbollit të Sllovenisë është detyruar të pezullojë përkohësisht procesin e shitjes së biletave, për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm nga tifozët e Kosovës.
Në një njoftim zyrtar, federata sllovene ka bërë të ditur: “Për blerjen e biletave në sektorin e mysafirëve, ju lutemi kontaktoni federatën e futbollit të ekipit mysafir. Gjatë blerjes së biletave në sektorin për tifozët sllovenë, duhet të respektohen rreptësisht të gjitha rregullat dhe udhëzimet e përcaktuara nga organizatori. Hyrja në stadium (përveç sektorit të mysafirëve) NUK do të lejohet me simbole të përfaqësueses së Kosovës.”

Kjo do të thotë se të gjitha biletat për sektorin e tifozëve kosovarë tashmë janë nën menaxhimin e Federatës së Futbollit të Kosovës. Megjithatë, duket se shumë tifozë shqiptarë kanë arritur të sigurojnë bileta edhe në sektorë të tjerë, pasi interesimi ka qenë kaq i madh sa federata sllovene u detyrua të ndalë përkohësisht shitjen.
Tashmë pritet që stadiumi në Slloveni të ketë një atmosferë të zjarrtë, ku “Dardanët” do të jenë të pranishëm në numër të madh për të mbështetur përfaqësuesen në një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij cikli kualifikues.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME