Emisioni “Socios por el Mundo”, Gonxhja: Sjell Shqipërinë para miliona shikuesve në Amerikën Latine

Emisioni i njohur ndërkombëtarisht nga Kili “Socios por el Mundo”, i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë dhe disa prej atraksioneve që tërheqin qindra e mijëra vizitorë vendas dhe të huaj, gjatë gjithë vitit.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja përcolli në rrjetet sociale një video me një pjesë prezantuese nga ky dokumentar që sipas Gonxhes, “sjell Shqipërinë para miliona shikuesve në gjithë Amerikën Latine, duke treguar peizazhet mahnitëse, traditat e pasura dhe kulturën e gjallë të vendit tone”.

Sipas Gonxhes, ky emision i prodhuar nga MKZeta (Kili) në bashkëpunim me Animated Society (Shqipëri) dhe me mbështetjen e afërt të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, sjell histori autentike shqiptare dhe bukurinë e njerëzve tanë, nga veriu në jug.

Shqipëria po synon të pozicionohet si një destinacion kryesor turistik në rajonin e Mesdheut, duke ndërtuar një model zhvillimi të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor.

Vendi ynë, po merr gjithnjë e më shumë vëmendjen e të huajve, si një destinacion në rritje në Mesdhe, falë investimeve strategjike në turizmin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e infrastrukturës.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Mjedisit, vendi ynë ka mirëpritur rreth 9 milionë vizitorë të huaj gjatë 10 muajve të parë të këtij viti, rreth 500 mijë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024,

Të dhënat tregojnë se 94% e të huajve vijnë nga kontinenti evropian. Brenda këtij kontingjenti, Evropa Jugore zë vendin kryesor me 70% të hyrjeve, duke u ndjekur nga Evropa Perëndimore dhe ajo Qendrore/Lindore, secila me nga 11%.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Miratohet me 100 vota pakti i ri mes PS e PD për rregulloren e Kuvendit, voton kundër vetëm Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë

TIRANË,21 maj 2026/Albania Express News/Seanca maratonë e së enjtes...

Mbyllet etapa e tretë e Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë

TIRANË, 21 maj 2026 /Albania Express News/ Etapa e...

“Porta e Alpeve”, Karakaçi: 100 milionë euro investime për turizmin dhe infrastrukturën në Shkodër

TIRANË, 21 maj 2026/Albania Express News/ Projekti “Porta e...

SHBA zhvendos aeroplanmbajtësen Nimitz drejt Karaibeve, Kuba mund të ketë fatin e Venezuelës

SHBA,21 maj 2026/Albania Express News/Me aktakuzën ndaj Raul Castros,...