Bie numri i lindjeve në Kosovë

Në muajin gusht të këtij viti janë regjistruar 2 mijë e 516 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 mijë e 284 lindje janë meshkuj dhe 1 mijë e 232 lindje janë femra.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në muajin gusht 2025 ka rënie të numrit të lindjeve me rreth 6.4 për qind, krahasuar me muajin korrik 2025.

Ndërkaq, gjatë muajit gusht 2025  janë regjistruar gjithsej 914 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Nga gjithsej vdekje të regjistruara, 515 janë meshkuj dhe 399 janë femra. Krahasuar me muajin korrik 2025, në muajin gusht janë regjistruar 4,3% më shumë raste të vdekjeve.

Po ashtu sipas ASK-së, në muajin gusht 2025 janë regjistruar gjithsej 1 mijë 972 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Krahasuar me muajin korrik 2025, në muajin gusht ka rritje të numrit të kurorëzimeve për 59,5%.

Ndërsa, në këtë periudhë janë regjistruar 97 raste të shkurorëzimeve në Kosovë, ku krahasuar me muajin korrik 2025 ka rënie të numrit të shkurorëzimeve për (-45,2%).

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Erion Veliaj iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, avokati jep detaje: Po kryen analizat, nuk ka asnjë shqetësim

TIRANË ,26 prill 2026/Albania Express News/Pak ditë më parë,...

Kamera si vetting i dytë i drejtësisë

  Nga Lutfi Dervishi Ka ende frikë nga ideja e transmetimit...

Një thirrje për 100-vjetorin e notit durrsak dhe një foto që flet sa një histori e tërë

Nga Bujar Qesja, “Mjeshtër i Madh” …Sepse pas tre vitesh,...