Manastirliu vijon takimet me qytetarët dhe bizneset në Tiranë

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ka vijuar sot takimet me qytetarët në kryeqytet.

Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjete sociale momente nga takimet e Manastirliut më qytetarët.

“Ogerta për Tiranën”, shkroi Rama.

Gjatë bashkëbisedimeve me banorët e njësive të ndryshme të Tiranës, Manastirliu është njohur nga afër me shqetësimet, prioritetet dhe nevojat lokale, ndërsa është ndalur edhe në disa biznese të sektorëve të shërbimit, për të dëgjuar nga afër përvojat e sipërmarrësve.

Fushata e saj po zhvillohet nën sloganin “Tirana 2030 për Shqipërinë 2030”, ku ajo shoqërohet nga drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në njësitë përkatëse të kryeqytetit, me synimin për të ndërtuar një platformë zhvillimi të qëndrueshëm urban dhe social.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dita e 14-të e protestës, protestuesit kërkojnë rikthimin e Altin Dumanit: Merr frenat e SPAK-ut, fillo arrestimet sa më parë

TIRANË ,13 qershor 2026/Albania Express News/Tashmë ka përfunduar protesta...

Mungon vetëm firma! Trajneri kampion rikthehet në stolin e Azzurrëve

ITALI ,13 qershor 2026/Albania Express News/Roberto Mancini është gati...