Shqipëria – Shtëpia botërore e shahut për të rinjtë, 1300 pjesëmarrës

Është përmbyllur me sukses Kampionati Botëror i Shahut për të Rinjtë – FIDE World Youth Chess Championship U14, U16 & U18 – 2025, i zhvilluar në qytetin bregdetar të Durrësit, nga data 3-16 tetor.

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, ndau momente nga ky aktivitet madhor, duke theksuar rëndësinë që ky kampionat ka për vendin tonë.

“Shqipëria u bë shtëpia botërore e shahut për të rinjtë,” u shpreh Rama.

“Në këtë kampionat morën pjesë 730 shahistë nga rreth 90 federata ndërkombëtare, me një numër total prej 1300 pjesëmarrësish, të cilët sollën në vendin tonë frymën e garës, talentit dhe miqësisë”, shkroi kryeministri Rama.

Ky organizim i suksesshëm e vendos Shqipërinë në hartën e ngjarjeve të rëndësishme sportive ndërkombëtare dhe promovon më tej imazhin e saj si një destinacion i denjë për evente të kësaj përmase.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Mungon vetëm firma! Trajneri kampion rikthehet në stolin e Azzurrëve

ITALI ,13 qershor 2026/Albania Express News/Roberto Mancini është gati...

“Protestojmë për fëmijët tanë”, vijon protesta e 14-të në kryeqytet, qytetarët fjalime dhe thirrje përpara Kryeministrisë

TIRANË ,13 qershor 2026/Albania Express News/Qytetarët kanë nisur fillimisht...