Projekt për krijimin e akademisë zyrtare të Interit në Shqipëri

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja priti në takim, Juxhin Ramën i cili drejton Inter Club Albania, fan-klubin më të madh të F.C. Internazionale Milano jashtë Italisë.

Në qendër të  takimit ishte konkretizimi i një akademie zyrtare të Interit në Shqipëri, për zhvillimin e talenteve të rinj, përfshirjen e komunitetit dhe ndërtimin e një terreni sportiv multifunksional të ri në Tiranë.

Gonxhja tha se “ky bashkëpunim synon të ndërthurë sportin, turizmin dhe zhvillimin komunitar, duke e vendosur Shqipërinë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare përmes një marke sportive globale si Interi”.

Sipas tij, krijimi i Inter Academy Albania do të përfaqësonte një hap historik për futbollin shqiptar dhe për brezat e rinj në vend.

“Projekti nuk do të ishte vetëm një bashkëpunim sportiv, por dhe një nismë gjithëpërfshirëse sociale e edukative, që do të lidhte drejtpërdrejt klubin legjendar F.C. Internazionale Milano me sportdashësit vendas e rajonalë”, theksoi Gonxhja.

Ministri Gonxhja bëri të ditur se brenda nëntorit së bashku me Juxhin Ramën do të jenë në Milano për jetëzimin e këtij angazhimi dhe planin e punës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sensacion në Gjermani, SV Elversberg shkruan histori: nga kategoria e katërt në Bundesliga brenda katër vitesh

GJERMANI,21 maj 2026/Albania Express News/Klubi modest gjerman SV Elversberg...

Reflektimi i mbrëmjes – thirrja urgjente për ndihmë

Nga Xhensil Shkëmbi Fillimisht, do u lutesha të gjithëve që...

Qeveria ndryshon rregullat për regjistrimin dhe përdorimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve

TIRANË, 21maj 2026 /Albania Express News/ Forcohen rregullat e...