Një orë më shumë gjumë! Rikthehet ora dimërore në fund të tetorit

Si çdo vit, ndryshimi nga ora verore në atë dimërore do të bëhet të dielën e fundit të tetorit. Këtë vit, ndërrimi i orës do të ndodhë më 26 tetor, kur në të gjithë Europën do të nisë të funksionojë ora dimërore.

Konkretisht, në orën 04:00 të mëngjesit të së dielës, akrepat do të kthehen një orë pas, duke shënuar 03:00.

Ky ndryshim ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit, kur ora kthehet pas, dhe në të dielën e fundit të marsit, kur ora shkon përpara, me qëllim shfrytëzimin sa më efikas të dritës së diellit dhe kursimin e energjisë elektrike.

Në pajisjet elektronike moderne, si telefonat e mençur apo kompjuterët, ndryshimi ndodh automatikisht. Megjithatë, kujdes duhet treguar me orët mekanike për të shmangur konfuzionin në rutinën e përditshme.

Ndryshimi i orës zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, në kuadër të politikës së përbashkët për kursimin e energjisë.

Megjithëse heqja e këtij sistemi është diskutuar prej vitesh në institucionet evropiane, deri më sot nuk është marrë një vendim përfundimtar për ta anuluar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME