Pas operacionit “Fast”, Gjykata e Elbasanit ndan masat: kush shkon në burg e kush në shtëpi!

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan u zhvillua sot seanca për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masave të sigurisë për personat e arrestuar gjatë operacionit policor të koduar “Fast”, zhvilluar pak ditë më parë në një lokal pranë segmentit rrugor Elbasan–Ish-Metalurgji, në fshatin Katund i Ri.

Operacioni u drejtua nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe u realizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Forcën e Posaçme Operacionale, pas administrimit të informacioneve operative mbi veprimtari të dyshuar kriminale në zonë.

Gjatë ndërhyrjes në ambientet e lokalit në pronësi të Taulant Zykollarit, policia kapi në flagrancë 14 persona, të cilët sipas burimeve zyrtare kanë precedentë penalë të theksuar në fushën e krimeve kundër personit dhe narkotikëve, duke përbërë rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Gjykata caktoi masat e mëposhtme të sigurisë:

  • Arrest me burg: Akil Kërtusha (49 vjeç), Egi Caushi (32 vjeç), Maksim Suçi (47 vjeç), Stefan Memelli (46 vjeç)
  • Arrest në shtëpi: Ergys Tusha (39 vjeç), Ansen Mullai (25 vjeç)
  • Detyrim paraqitjeje: Ervin Cani (36 vjeç), Jurges Mullai (30 vjeç), Blerim Heta, Taulant Zykollari (52 vjeç), Arjan Dada (49 vjeç), Endri Dada (29 vjeç)
  • Pa masë sigurie (i mitur): Juxhino Zykollari (17 vjeç)

Gjatë kontrollit dhe operacionit u sekuestruan:

  • 3 armë zjarri (pistoleta) dhe municion luftarak
  • Dorezë elektroshoku (neuroparalizuese)
  • 4 radio komunikimi të ngjashme me ato të Policisë
  • Jelek me mbishkrimin “Policia”
  • Pajisje që ngjajnë me armë zjarri dhe sinjalizues në formë pistolete
  • Thikë, shkop metalik
  • Shuma të konsiderueshme parash
  • 4 automjete, 13 celularë dhe pajisje DVR sigurie

Materialet hetimore vijojnë në Prokurorinë e Elbasanit, ndërsa hetimet synojnë të zbardhin veprimtarinë e plotë të grupit dhe lidhjet e mundshme me ngjarje të tjera kriminale në rajon.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protestuesit para Kryeministrisë për 41 ditë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Prej 41 ditësh, në...

Media italiane “Wom Travel” vlerëson Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më autentike të Evropës

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve më autentike dhe...

Autoritetet ngrenë ALARMIN: Kujdes nga këto mesazhe, po imitojnë bankat dhe Postën Shqiptare

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Autoriteti Kombëtar për Sigurinë...