Rijetësimi i pallatit të sporteve “Asllan Rusi”, Rama: Propozim mbresëlënës i MVRDV

Kompania MVRDV u shpall fituese e konkursit ndërkombëtar për rilindjen e pallatit të sporteve “Asllan Rusi”, një nga simbolet më të njohura të kryeqytetit.

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga projekti fitues, teksa theksoi se “me arenën 6 mijë vende e me fushat stërvitore, propozim mbresëlënës i studios prestigjioze MVRDV”.

Projekti fitues u shpall nga një juri ndërkombëtare, ndërsa sjell një vizion bashkëkohor, ku ndërthuren sporti, komuniteti dhe jeta urbane.

Ai parashikon që godina ekzistuese të transformohet në një qendër të gjallë, që ka jetë gjatë 24 orëve, një hapësirë ku takohen aktivitetet sportive, kulturore dhe ato sociale.

Projekti përfshin edhe ndërtimin e tri godinave për strehim dhe një hoteli sportiv si dhe ka hapësira të shumta për këmbësorët dhe një ndërthurje të harmonizuar me ambientin përreth.

Në garë morën pjesë gjashtë studio ndërkombëtare të njohura, të cilat prezantuan projekt-idetë e tyre përpara jurisë ndërkombëtare: Kengo Kuma & Associates + Seiichi Saito + Buro Happold + Ida Vako + Dhimitër Papa + Ergys Krisiko + Alko Impex Construction sh.p.k; Sauerbruch Hutton Gesellschaft von Architekten mbH + Atelier 4 + SBP (Schlaich bergermann partner) + Gustafson Porter – Bowman + Anri Sala + PROGEEN; Chybik + Kristof + Mama + Loft + Destil Creative HUB + BE-IS; Archea Associati S.r.l + AEI Progetti S.r.l + Arjan Coka PF + Helidon Xhixha + Bami Holding Sh.p.k.; MVRDV + Likado BV + Albanian Capital Group sh.p.k. + BCN Investements B.V + Trema Tech sh.p.k., Perrault Architecture + Enea Landscape Architect + Ivan Navarro (Hueso Records) + Arup Ireland + Erald Kerluku + Tabi Construction Sh.p.k.

Konkursi synoi të sillte një koncept modern për pallatin e sporteve “Asllan Rusi”, duke e kthyer në një qendër referimi për sportin, kulturën dhe jetën publike të qytetit. Projekti fitues u vlerësua për qasjen inovative arkitekturore dhe integrimin e hapësirave të gjelbra dhe komunitare në zemër të Tiranës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rritet numri i dosjeve të prapambetura në Apel! Gjykata ende me 1/3 e anëtarëve, në 2025 iu ul dhe buxheti

Rritet numri i dosjeve të prapambetura në Apel! Gjykata...

“Rishikoni tekstet”, PS nuk pranon kërkesat e PD për ngritjen e dy komisioneve hetimore

Në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u...

Protestuesit e parë nga Kosova mbërrijnë në sheshin Skënderbej

Tanimë kanë arritur protestuesit e parë në sheshin “Skënderbej”,...

“Plas”te Barcelona, Yamal i ndalohet të japë autografe falas për tifozët/ Zbulohet arsyeja

Te Barcelona është marrë një vendim i rëndësishëm që...