Donnarumma: Italia shkon në Botëror, titullin këtë vit e fiton Milani

Kapiteni i Italisë dhe portieri i Manchester City-t, Gianluigi Donnarumma, ka dhënë një mesazh të fortë besimi para ndeshjeve vendimtare të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, gardiani italian u shpreh i bindur se “Azzurrët” nuk do të mungojnë në turneun më të madh të futbollit për të tretën herë radhazi.
“Italia nuk do të dështojë për herë të tretë. Kjo kombëtare do të jetë në Botëror, nuk kam asnjë dyshim,” tha Donnarumma.

Edhe pse rreziku i një tjetër play-off-i është real — një skenar që i ka kushtuar Italisë dy herë radhazi pjesëmarrjen në Botëror — kapiteni nuk e sheh si arsye për panik.
“Mësimet nga e kaluara vlejnë vetëm nëse i ke mësuar. Nuk do të nënvlerësojmë askënd. Kjo është një skuadër që ka dashuri për njëri-tjetrin dhe do të jetë gati kur të vijë koha për play-off.”
Play-off-et do të luhen në format me një ndeshje, me gjysmëfinalet më 26 mars dhe finalet më 31 mars 2026.
“Fjala ‘play-off’ nuk na tremb. Kemi një grup të shëndetshëm, të bashkuar dhe shumë të bukur. E them me bindje – jemi mirë dhe në harmoni me njëri-tjetrin,” përfundoi Donnarumma.
Italia ka pasur një ecuri të shkëlqyer nën drejtimin e trajnerit të ri, Gennaro Gattuso, duke marrë dy fitore të pastra gjatë pushimit të tetorit: 3-1 ndaj Estonisë dhe 3-0 kundër Izraelit.
Aktualisht, Italia ndodhet në vendin e dytë në Grupin I me 15 pikë pas gjashtë ndeshjesh, tre më pak se Norvegjia, që kryeson grupin.
Kombëtarja italiane ka ende mundësi për t’u kualifikuar direkt, por edhe në rast play-off-i, mesazhi është i qartë: këtë herë, Italia nuk do të mungojë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr në një njësi shërbimesh në qytetin e Elbasanit, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmang përhapjen e flakëve

ELBASAN ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Një zjarr i rënë...

U përplas me Berishën, Kuçana bën akuzën e fortë: Kushdo që do të bëjë karrierë në PD, duhet të kalojë nga zyra e Flamur...

TIRANË ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-kandidatja për deputete e...

AF Elbasani kërkon historinë në Europë, sot përballë BATE Borisov për një vend në turin e dytë të Conference League

ELBASAN ,16 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani është gati...

Skandal me fondet e pensioneve, arrestohen tre zyrtare të Postës Shqiptare në Durrës! Dyshohet se përvetësuan 69 milionë lek

DURRËS ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Një operacion i gjerë...