Një tërmet me magnitudë 4.5 sipas shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm zonën e Mesdheut Lindor, pranë bregdetit të Greqisë. Lëkundjet u regjistruan rreth orës 07:20 të mëngjesit, sipas orës lokale.
Sipas të dhënave të instituteve sizmologjike, tërmeti kishte një thellësi të vogël prej vetëm 7.1 kilometrash, çka bëri që të ndihej me intensitet më të lartë në zonat pranë epiqendrës.
Banorët e zonave bregdetare raportuan ndjesi të forta lëkundjeje, por deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet po monitorojnë situatën.