Kredi me zero interes për fëmijët e policëve të rënë në detyrë dhe atyre në përkujdesje të shtetit! Qeveria miraton vendimin

Qeveria ka miratuar vendimin që mundëson kredi me interes 0%, të subvencionuar nga buxheti i shtetit.

Programi synon të lehtësojë përballimin e kostos së strehimit për kategori të veçanta, përfshirë familjet e punonjësve të Policia e Shtetit të rënë në detyrë, fëmijët në përkujdesje të Republikës dhe familjet qiramarrëse në ish-pronë private.

Po ashtu, ofrohet grant i menjëhershëm prej 20% të çmimit të banesës për familjet e punonjësve të rendit të rënë në detyrë dhe fëmijët në përkujdesje të Republikës.

Financimi i këtij programi bëhet nga buxheti i shtetit përmes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si institucioni përgjegjës për strehimin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kepi i Gjelbër, historia më e bukur e Botërorit 2026

BOTËRORI 2026, 4 korrik 2026/Albania Express News/-Në një Botëror...

Presidenti Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Mirënjohje për mbështetjen ndër vite

TIRANË ,4 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti Bajram Begaj, uron...

Rama ndan pamje nga plazhet publike në Sarandë

TIRANË, 4 korrik 2026/Albania Express News/ -Turistë nga gjithë...