Dumani drejt ikjes/ BE: Së shpejti e presim në Bruksel, do të paraqesë arritjet e SPAK gjatë mandatit të tij

Altin Dumani ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Valentina Superti. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga faqja zyrtare e Delegacionit të BE-së në Tiranë.

Dy muaj nga largimi si kreu i SPAK, BE ka njoftuar se së shpejti Altin Dumani pritet të shkojë në Bruksel. Gjatë kësaj vizite Dumani pritet të paraqesë rezultatet e punës gjatë periudhës që ka qenë në krye – veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar si edhe arritjet e realizuara për përparimin e Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në BE.

Në faqen zyrtare të Facebook të Delegacionit të BE-së në Tiranë, theksohet gjithashtu se Dumani zhvilloi edhe një takim me Drejtoreshën e Zgjerimit në Komisionin Europian, Valentina Superti, ku ndër të tjera nënvizohet se palët patën një diskutim të frytshëm, me fokus te puna e rëndësishme e SPAK-ut (luftën kundër krimit të organizuar).
“Një diskutim shumë i frytshëm me Kryeprokurorin e Posaçëm Altin Dumani gjatë vizitës së Drejtoreshës së Zgjerimit në Komisionin Evropian, Valentina Superti, me fokus te puna e rëndësishme e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar.

Së shpejti presim të mirëpresim Dumani në Bruksel, ku ai do të paraqesë arritjet e SPAK gjatë mandatit të tij, një kontribut i madh në luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, si edhe në përparimin e vendit në rrugën e anëtarësimit në BE.
Kjo punë thelbësore duhet të vijojë me të njëjtën vendosmëri dhe forcë edhe nën Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, përzgjedhjen dhe emërimin e të cilit do të vazhdojmë ta ndjekim nga afër”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.
Një ditë më parë gjatë raportimit të tij në Komisionin e Ligjeve, ku Dumani foli për pesë orë ai parashtroi punën e institucionit për vitin 2024, teksa vlerësoi si arritje goditjen e krimit të organizuar në veçanti.
Dumani kërkoi nga ligjvënësit zgjidhje se çdo të ndodhë me mandatin e prokurorëve të SPAK, teksa njoftoi se ai vetë nuk do të rikandidojë më dhe s’do të jetë pjesë e prokurorisë së posaçme pas 2028-s.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Balluku në Austri, diskutime për investime në energji dhe turizëm

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda...

Ata që e mbajnë Elbasanin mbi supe janë skuadra e fitores dhe e së ardhmes

Në sfondin e një Elbasani që ecën përpara, janë...

Presidenca, kërkesë Kushtetueses: Shpallni moskompetencë për dekretin e zgjedhjeve në Tiranë

Institucioni i Presidentit, në cilësinë e palës së interesuar,...