Ministri Andis Salla: Mbështetja e grave në Bujqësi, strategji ekonomike kombëtare

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave Rurale, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një takim të posaçëm në ambientet e ministrisë me vajza dhe gra të cilat po mbështeten përmes projektit “Fuqizimi i Grave për Zhvillim Rural në Shqipërinë Veriore”.

Ministri tha se, “sipërmarrjet e ngritura sot nga gratë dhe vajzat janë modele frymëzimi për komunitetet rurale, duke u bërë promovuese të ndryshimit përmes iniciativave në bujqësi, agroturizëm dhe përpunim ushqimor”.

Sipas tij, të mbështetura me financim, trajnime dhe asistencë teknike, ato po ndërtojnë biznese familjare, ferma moderne dhe forma të reja bashkëpunimi rural që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin lokal.

“Nga vetëm 430 përfituese në vitin 2016, sot numërohen rreth 7500 gra të mbështetura përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes, ndërsa qindra të tjera kanë përfituar nga mekanizmat e Kredisë së Butë dhe Garancisë Sovrane, duke lehtësuar aksesin në financa dhe investime të qëndrueshme në bujqësi”, u shpreh Salla.

Ministri theksoi se rritja e pjesëmarrjes së grave në bujqësi nuk është vetëm një objektiv social, por edhe një strategji ekonomike kombëtare, që ndihmon në zhvillimin e zonave rurale dhe në garantimin e qëndrueshmërisë së sektorit bujqësor.

Vizioni i qeverisë “Bujqësia 2030”, synon jo vetëm të rrisë përfshirjen e grave në zinxhirin e vlerës bujqësore, por edhe t’u japë atyre rolin që meritojnë si vendimmarrëse, lidere komuniteti dhe sipërmarrëse të suksesshme.

Në këtë takim grate rurale sipërmarrëse paraqitën produktet e ndryshme bujqësore që prodhojnë. Laureta nga Zadrima tregoi se merret me prodhimin e sapunit me bimë mjekësore. Ndërsa gratë nga Peshkopia tregun për llojet e ndryshme të bimëve mjekësore që kultivojnë dhe tregtojnë. Ky takim shërbeu si mesazh i qartë: fuqizimi i grave rurale është çelësi i një Shqipërie më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të qëndrueshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

U përplas me Berishën, Kuçana bën akuzën e fortë: Kushdo që do të bëjë karrierë në PD, duhet të kalojë nga zyra e Flamur...

TIRANË ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-kandidatja për deputete e...

AF Elbasani kërkon historinë në Europë, sot përballë BATE Borisov për një vend në turin e dytë të Conference League

ELBASAN ,16 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani është gati...

Skandal me fondet e pensioneve, arrestohen tre zyrtare të Postës Shqiptare në Durrës! Dyshohet se përvetësuan 69 milionë lek

DURRËS ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Një operacion i gjerë...

Sot seancë plenare në Kuvend, deputetët pritet të votojnë një sërë projektligjesh dhe marrëveshjesh

TIRANË ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Kuvendi i Shqipërisë mblidhet...