Elbasani synon ringjalljen e sportit në shkolla, Klubi Shumësportësh në nismë për talentet e reja

Klubi Shumësportësh Elbasani vijon të ndërmarrë hapa konkretë për promovimin dhe masivizimin e sportit tek të rinjtë. Ditën e sotme, në ambientet e tij u zhvillua një takim me mësuesit e edukimit fizik të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit, me qëllim krijimin e ekipeve sportive dhe rritjen e pjesëmarrjes së nxënësve në aktivitetet fizike.

Në këtë takim morën pjesë znj. Dorina Rroseni, Drejtoreshë e Përgjithshme e Politikave të Kujdesit Social, Arsimit, Rinisë dhe Sportit, z. Fation Sina nga Zyra Vendore Arsimore Elbasan, si dhe përgjegjësi për zhvillimin e aktiviteteve sportive në qytet, z. Enea Jorgji.

Diskutimet u përqendruan në rëndësinë e përfshirjes së fëmijëve në aktivitetin fizik që në moshë të hershme, në identifikimin e talenteve të reja në disiplina të ndryshme sportive dhe në forcimin e bashkëpunimit mes shkollave dhe institucioneve sportive. U theksua se sporti në shkolla është jo vetëm mënyrë për të zbuluar talente, por edhe një mjet i fuqishëm edukimi dhe formimi social.

Në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan, Klubi Shumësportësh Elbasani do të vijojë punën për të zgjeruar rrjetin e aktiviteteve sportive në çdo shkollë, me synimin që sa më shumë të rinj të përfshihen në sport. Në këtë kuadër, Pallati i Sportit “Tomorr Sinani” do të shndërrohet në qendrën kryesore të garave, ku do të zhvillohen finalet e disiplinave të ndryshme si basketboll, volejboll, pingpong dhe sporte të tjera që pritet të përfshihen në kalendarin e ri sportiv të qytetit.

Ky bashkëpunim i gjerë midis institucioneve arsimore dhe sportive synon të ringjallë frymën e sportit në shkolla, duke e kthyer Elbasanin në një model për promovimin e stilit të shëndetshëm të jetesës dhe përgatitjen e brezit të ardhshëm të sportistëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Balluku në Austri, diskutime për investime në energji dhe turizëm

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda...

Ata që e mbajnë Elbasanin mbi supe janë skuadra e fitores dhe e së ardhmes

Në sfondin e një Elbasani që ecën përpara, janë...

Presidenca, kërkesë Kushtetueses: Shpallni moskompetencë për dekretin e zgjedhjeve në Tiranë

Institucioni i Presidentit, në cilësinë e palës së interesuar,...