Gjyqtari i parë që u dënua nga GJKKO, Gjykata e Lartë prish vendimin për ish- kreun e Kushtetueses, dosja e Bashkim Dedjas kthehet për rigjykim

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin Bashkim Dedjan, ish- kreun e Gjykatës Kushtetuese.

Burime bëjnë me dije se Gjykata e Lartë e ka kthyer dosjen për rigjykim.
Më herët SPAK kërkoi një vit burg me akuzën e fshehjes së pasurisë, por togat e zeza të GJKKO-së vendosën 6 muaj burg, të cilat do t’i konvertoheshin në një vit shërbim prove.

SPAK e akuzon Dedjan se ka fshehur disa nga pasuritë e tij në formularin e vetëdeklarimit. Dedja është gjyqtari i parë që dënohet nga GJKKO, pasi nuk kaloi Vetting-un.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese kaloi shkallën e parë, por u rrëzua në Kolegjin e Posaçëm të Apelit.
Ish-anëtari i Kushtetueses u shkarkua nga Vettingu për mos justifikim të pasurive, ndërsa në prill të vitit 2021, gjykata vendosi sekuestrimin e pasurive të tij.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Vërejtje në biografi”

Nga Auron Tare TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Dikur, kur...

Edi Rama: “Ballkani i Hapur” u konsiderua ide e tmerrshme thjesht sepse unë dhe Vuçiç ishim pas saj

TIRANË, 13 korrik 2026/Albania Express News/- Kryeministri Edi Rama...