Skandal në Prrenjas/ 14 familje në errësirë prej 3 ditësh, OSHEE: Gjithçka zgjidhet mëngjesin e të hënës

Nga Fatmir Popja

Një situatë absurde dhe skandaloze po ndodh në periferi të qytetit të Prrenjasit, ku prej më shumë se 72 orësh, 14 familje që jetojnë në lagjen pranë rezervuarit kanë mbetur në errësirë totale, pa energji elektrike dhe pa asnjë zgjidhje në horizont.

Shkak i ndërprerjes është një incident që, në kushte normale, duhej të ishte zgjidhur brenda disa orësh. Të premten, sipas burimeve zyrtare, një automjet i cili u përfshi në një aksident ka dëmtuar një shtyllë të tensionit të mesëm, duke shkaktuar shkëputjen e energjisë për gjithë bllokun e banesave. Por ajo që ndodhi më pas është tregues i një neglizhence të frikshme institucionale.

Sipas banorëve, përfaqësues të OSHEE kanë konfirmuar se kabulli është djegur dhe duhet zëvendësuar, por magazinat e OSHEE-së nuk kanë kabëll në gjendje për ta zgjidhur situatën.

Që prej asaj dite, asnjë punonjës nuk është rikthyer në terren, ndërsa familjet e këtij blloku banimi pretendojnë se përgjegjësi lokal i OSHEE-së në Librazhd nuk i është përgjigjur as mesazheve dhe as thirrjeve të banorëve të shqetësuar.

Ndërkohë, ai bëri me dije se e kanë vlerësuar situatën e krijuar si rast emergjence dhe se gjithçka është në rrugën e zgjidhjes.

Ndërkohë, 50 qytetarë, përfshirë të moshuar dhe persona me probleme shëndetësore, po jetojnë në terr dhe, sipas tyre, në kushte çnjerëzore.

Ushqimet në frigoriferë janë prishur, ilaçet që duhen ruajtur në temperaturë të ulët janë dëmtuar dhe rutina e përditshme e familjeve është bërë e papërballueshme.

Është e turpshme që në vitin 2025 një institucion si OSHEE nuk ka kabëll rezervë për raste avarie. Nuk është vetëm papërgjegjshmëri, është shkelje flagrante e të drejtës për shërbime bazë”, – thotë një prej banorëve të këtij blloku banimi, ku energjia mungon prej të premtes.

Banorët e mbetur në errësirë i bëjnë thirrje drejtpërdrejt qeverisë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe vetë drejtorisë qendrore të OSHEE-së, të marrin masa të menjëhershme për zgjidhjen e situatës.

Të irrituar nga kjo situatë, familjet e mbetura në errësirë theksojnë se një vend ku energjia elektrike paguhet rregullisht është e papranueshme që një komunitet të lihet në terr, vetëm sepse “nuk ka kabëll në depo”.

Nga ana tjetër, OSHEE mbrëmjen e kësaj fundjave ka konfirmuar se janë marrë të gjitha masat, duke ngritur një grup pune, si edhe duke vënë në dispozicion të tyre automjetet, vinçin dhe bazën e nevojshme materiale, për të kryer në kohë rekord punimet e nevojshme dhe për të rikthyer energjinë elektrike në këtë bllok banimi në periferi të qytetit të Prrenjasit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...