Nga e hëna, ndalohet përkohësisht përdorimi i monopatinave elektrike në Shqipëri. Policia nis aksionin

Nga e hëna policia do të nisë operacionin për ndalimin e përkohshëm të monopatinave elektrike, të cilat tanimë konsiderohen si një rrezik dhe burim aksidentesh.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Brendshme Albana Koçiu dhe drejtori i policisë së shtetit Ilir Proda.
“STOP MONOPATINAVE ELEKTRIKE – Rregulla të reja për sigurinë publike. 991 raste te raportuara nga urgjencat, janë më shumë se sa mjaft për ta ndalur menjëherë këtë risi të rrezikshme në qarkullimin rrugor të qyteteve tona, deri në hartimin e një rregulloreje strikte të bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare”, shkruan kryeministri Edi Rama.

“Ne kemi bërë një analizë të hollësishme në lidhje me këtë fenomen dhe kemi arritur në përfundimin që përdorimi i këtyre mjeteve po shkakton një rrezik imediat për sigurinë publike.
Mjafton të përmendim faktin se vetëm gjatë vitit 2024 janë raportuar 991 raste të raportuara nga urgjencat për aksidentet me këto mjete. Midis këtyre rasteve ka pasur edhe fatalitete apo dëmtime shumë të rënda.
Për ta adresuar këtë problem dhe këtë rrezik që i vjen rendit e sigurisë publike dhe përdoruesve të rrugës nga përdorimi i këtyre mjeteve, ne kemi përcaktuar dhe një procedurë standarde, bazuar në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, për ta adresuar këtë problem duke ndëshkuar drejtuesit e këtyre mjeteve dhe përdorimin e këtyre mjeteve në rrugë urbane, duke përfshirë edhe trotuaret dhe duke arritur deri në bllokimin administrativ të këtyre mjeteve.
Duke filluar nga dita e hënë, Policia e Shtetit do të përfshihet në një operacion për ndalimin e qarkullimit të këtyre mjeteve, dhe për këtë arsye kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë proces”, deklaroi Proda.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kapotë për të gjithë pallatet, një vizion i ri për qytetin e Elbasanit

Procesi i rikonstruksionit të fasadave në Bashkinë Elbasan po...

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...