Mundi Shqipërinë në Elbasan, ish-trajneri i Serbisë: Kjo është ndeshje më e rëndësishme, atëherë ishte për prestigj

Radovan Çurçiç beson se ndeshja e nesërme ndaj Shqipërisë, do të jetë më e rëndësishme se ajo ku ai drejtoi përfaqësuesen e Serbisë drejt një fitoreje në “Elbasan Arena” përballë kuqezinjve. Çurçiç ishte në drejtimin e Serbisë në ndeshjen e luajtur në vitin 2015 në vendin tonë, kur ekipi mik fitoi me shifrat 2-0.

I ftuar në emisionin “SportSKidan” ai ka kujtuar sfidën e 10 viteve më parë dhe ka bërë krahasimin me atë që do luhet në Leskovac.

“Mendoj se janë mjaft të ngjashme. Sa i përket rëndësisë në kompeticion, kjo ndeshje është shumë më domethënëse dhe më e rëndësishme se ajo ndeshje atëherë, për faktin e thjeshtë se ne kishim humbur të gjitha mundësitë e kualifikimit në Europian për arsye të njohura dhe ajo ndeshje e luajtur në Beograd të cilën e humbëm në tavolinë dhe na u hoqën tre pikë. Ndaj ne nuk kishim asnjë shans para ndeshjes në Elbasan. Megjithatë, ishte një ndeshje prestigji, trysnia ishte shumë e madhe dhe për ne kishte shumë domethënie për të ardhmen që ta fitonim atë.

Ne dolëm fitimtarë nga një imazh publik negativ i ekipit përfaqësues të Serbisë. Mendoj se ajo ndeshje ndryshoi shumë gjëra dhe gjërat u përmirësuan falë saj. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, pasi një fitore mund të na mbajë në garë për kualifikim. Ndoshta trysnia në vetvete është po aq e madhe sa atëherë. Sipas mendimit tim, jo edhe aq shumë, por është padyshim në dorë të lojtarëve dhe mund të ndikojë në mënyrë të ndjeshme atë që do të shfaqin në fushën e lojës”, tha Çurçiç.

Sipas tij, ekipi kishte probleme për të zgjidhur në këtë sfidë për shkak të mungesës së Lukiç dhe Milenkoviç. “Janë dy lojtarë të rëndësishëm, sidomos Milenkoviç, pasi unë pres një ndeshje ku Serbia të jetë dominuese në mbajtjen e topit. Dhe unë pres që përgatitja e ekipit të Shqipërisë të jetë me reagime ndaj topave të fituar dhe të sulmojë mbrojtjen e izoluar të Serbisë. Milenkoviç është lojtar me shumë rëndësi në këtë aspekt dhe trajneri do të duhet të gjejë një alternativë. Ndaj them se Serbia është shumë e dobësuar para kësaj ndeshje. Pres që të zëvendësohen me motivim dhe energji”, theksoi ish-trajneri i Serbisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tajfuni Maysak godet Kinën, dy viktima dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet

KINË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Autoritetet kineze kanë ngritur...

AF Elbasani rikthehet në Europë pas 20 vitesh, Gvozdenoviç dhe Lulaj: Jemi gati për sfidën me BATE Borisov

ELBASAN ,6 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani është vetëm...

Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por nuk e urdhërova

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti Donald Trump...

Pyetja që mbuloi në lot yllin e Brazilit: Çfarë do t’i thoni fëmijëve në Brazil që i prishët ëndrrën…?

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Përfaqësuesja e Brazilit...