94 vjeçari Telemak Theodhosi kalorësi dhe zotnia i atletikës

NGA BUJAR QESJA, MJESHTËR I MADH

Emri Telemak Theodhosi, çfaqet në kontekstin e atletikës shqiptare të periudhës 1948 – 1958, duke u përmëndur si pjesë i një grupi atletësh të spikatur të atyre viteve.

Në grupin e përmëndur përfshihen emra si Shaban Lundra, Melpomeni Çobani, Sofije Meçja, Pina Thani. Ahmet dhe Fatbardha Aga, Hasan Dine, Servet Abazi, Todi Koçi, Hilmi Ramizi, Mujo Duli, Rexhina Hanxhari,
Meleq Arapi, Dilaver Toptani etj.

Telemak Theodhosi përmëndet me respekt të parezervuar në grupin e atletëve të asaj kohe. Ai trajtohet si klasikët e garës së 100 metrave, duke qenë ndër atletët e parë dhe kryesorë që bëri revolucion me kohën e arritur duke e ulur poshtë 11 sekondave.

Në Shqipërinë e pasluftës së Dytë Botërore, kur rrugët dhe stadiumet ishin të mbushura me baltë dhe shpresa, një brez i rinisë shqiptare gjeti forcën të vrapojë përpara. Në mes tyre, Telemak Theodhosi, një djalë i ri me këmbë të shpejta dhe shpirt të hekurt, u bë simbol i pasionit dhe i durimit.

Telemaku garoi në periudhën 1948–1958, dekadë kur sporti shqiptar po formohej nga themelet. Zgjodhi garën e shpejtësisë, ku çdo sekondë llogaritej me kujdes dhe çdo centimetër ishte fitore mbi vështirësitë e përditshme.

Pistat nuk kishin starte moderne. Kronometrat shpesh ishin manualë dhe veshja sportive prezantoheshin të thjeshta, por energjia dhe pasioni i atletëve ishin të pafund.

Në prill të 1957-s, Telemak Theodhosi shënoi arritje historike. Përmirësoi rekordin kombëtar të 100 metrave me 10.8 sekonda, që mbahej nga Zef Franja.

Pak javë më vonë, rezultati u barazua nga Hivzi Kotrri, por vendi i Telemakut në historinë e atletikës shqiptare mbeti i sigurt.

Përtej rekordeve: stërvitjet dhe sfidat

Verës së vitit 1957, Telemak Theodhosi u bë pjesë e një përzgjedhjeje të atletëve më të mirë shqiptarë, që do të merrnin pjesë në Festivalin Botëror të Rinisë në Moskë. Për shumë prej tyre, ky ishte kontakti i parë me metodat moderne të trajnimit.

Trajneri sovjetik, Aleksei Kuzmin, kërkonte disiplinë të hekurt dhe përsosmëri në çdo lëvizje.

Për Telemakun dhe bashkëkohësit e tij, kjo nuk ishte thjesht stërvitje, ishte provë karakteri, sfidë për të treguar se edhe në kushte të vështira, me dëshirë e pasion, mund të arrihet më e mira.

Atletët stërviteshin çdo mëngjes dhe pasdite, shpesh në fusha të improvizuara, me këpucë të thjeshta, duke ndarë pak mjete me njëri-tjetrin. Energjia e tyre ishte e pakufizuar. Çdo sprint, çdo kërcim, çdo stafetë 4×100 metrash ishte mundësi për të treguar forcën e trupit dhe të shpirtit.

Një brez që shkëlqente

Telemaku nuk ishte vetëm një emër në listat e garave. Bënte pjesë në brezin që i dha jetë atletikës shqiptare, bashkë me Shaban Lundrën, Melpomeni Çobanin, Sofie Meçjën, Hasan Dinen, Mujo Dulin dhe Dilaver Toptanin. Ata nuk garonin vetëm për medalje, por edhe për dinjitetin e kombit që po ringrihej, për krenarinë e rinisë dhe për shpresën e qytetarëve që ndalonin për të parë çdo sprint.

Çdo duartrokitje në tribunat e improvizuara ishte bekim i vogël për mundin e tyre. Çdo centimetër shkuar përpara, mbetej fitore mbi vështirësitë e kohës. Ishin të rinj që nuk njihnin frikën, vetëm dashurinë për sportin, për betejën me kohën dhe vetveten.

Trashëgimia e Telemakut

Telemak Theodhosi mbetet aktualisht figurë simbolike e atletikës shqiptare. Rekordi i tij i 100 metrave nuk është thjesht një numër, por dëshmi e kohës kur energjia e rinisë, guximi dhe vullneti fitonin mbi çdo pengesë.

Ai përfaqëson brezin që lindi nga lufta, por që vrapoi për lirinë e personalitetit dhe krenarisë kombëtare. Përfaqësoi atë brez, që mësoi se edhe në vështirësi të mëdha, sporti mund të bëhet mënyrë për të fluturuar mbi realitetin.

Magjia e garës dhe kujtimet e gjithkohshme

Çdo sprint i Telemak Theodhosit nuk ishte thjesht një garë. Kthehej si rrëfim i heshtur i kohës, një histori ku çdo hap tregonte sakrificën e atij brezi që kishte njohur luftën, mungesat dhe sfidat e përditshme.

Pistat e baltuara, këpucët e vjetra dhe kronometrat manualë nuk i zvogëlonin dëshirën për të vrapuar, përkundrazi, e bënin çdo përpjekje më të çmuar dhe çdo fitore më të madhe.

Pamjet e garave të asaj periudhe, me publik që duartrokiste nga tribunat e improvizuara, me dritën e butë të mëngjesit që ndriçonte fytyrat e djersitura, sjellin ndjesi nostalgjie dhe krenarie. Ky brez, i udhëhequr nga Telemaku dhe bashkëkohësit e tij, tregoi se sporti nuk është vetëm lojë, por edhe mësim jete, disiplinë dhe dashuri për vendin dhe komunitetin.

Figura dhe frymëzim

Në këtë kontekst, Telemaku nuk ishte vetëm një emër. Ai ishte ikonë e pasionit dhe këmbënguljes, simbol i kohës kur çdo sprint ishte triumf mbi vështirësitë dhe çdo medalje ishte një shpërblim për përpjekjen kolektive.

Bashkë me Shaban Lundrën, Melpomeni Çobanin, Sofie Meçjën dhe të tjerët, ai formoi një brez elitar, një frymë që do të frymëzonte të rinjtë për dekada.

Trashëgimia që mbetet

Kur kujtojmë Telemakun, nuk kujtojmë vetëm rekordin e 100 metrave, por edhe shpirtin që përfaqësonte. Ai dhe bashkëkohësit e tij, lanë pas një trashëgimi të pasur dhe të gjallë, duke treguar se me pasion dhe guxim mund të ngrihesh mbi çdo vështirësi.

Me siguri sporti është një arsyje më shumë, që ky kalorës i atletikës, ky zotni i qytetarisë, traditës, historisë dhe i qendresës sportive të kapë 94 vite jetë dhe të synojë të kalojë edhe njëqindat.

Telemaku, apo Maku shkurt, është i biri i doktorit të njohur Theodhosi Janko, apo siç njihet nga tiranasit ” doktor greku”. Fama e tij dominonte në Tiranë në vitet 50-të – 70 – të, aq sa për të thonin se” të shëronte me një të pame”.

Telemak Theodhosi ka qenë pjesë e klubit sportiv “Partizani”. Përfundoi studimet për inxhinjeri elektrike. Ky kampion i madh i atletikës shqiptare ishte pa fat, pasi u largua shumë shpejt nga pista. Emërimi në hidroçentralin e Ulzës, ia pamundësoi vazhdimin e stërvitjeve. Ishte viti 1958.

Me siguri Shqipëria humbi rekorde të tjera kombëtare, që pritej ti përmirësonte ky senator i atletikës.

Paç jetë dhe shëndet kolos, pikë referuese e sygjeruese, ku atletët e rinj të mbështesin shpresat dhe të ardhmen.

 

*Në pamje, rekordmeni i Shqipërisë në garën e 100 metrave në vitin 1957 Telemak Theodhosi në moshën 94 vjeçare.

1 KOMENT

  1. Makun në pistë e mbaj mend shumë pak,pasi siç shkruan autori i largua shpejt. Më kujtohet me nji trup të skalitur dhe me nji masë muskuloze në kofshët. Vite më vonë pata rastin të punoj me të. Ruaj kujtimet më të mira nga ajo kohë. Akoma sot takohemi,por është zor të shkëputësh kujtime për aktivitetin sportiv personal. Tregon shumë për stërvitjet që bëri me trajnerin sovjetik. Flet për rivalët e tij. Për Makun flasin rezultatet e tij, 10,8 sec në 100m,viti 1956!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Orkestra Simfonike e TKOBAP-së në Festivalin Respighi të Bolonjës

Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe...

BRUKSEL – Dhjetëra mijëra protestues kundër shkurtimeve të buxhetit

Policia e Brukselit ka përdorur gaz lotsjellës dhe ka...

Edicioni IV i Kupës së Ambasadorit, aktivitet sportiv në Javën Kulturore Japoneze

Tirana priti për të katërtin vit radhazi Kupën e...