9 eskavatorë dhe 22 kamionë në terren, përfundon devijimi i Shkumbinit – Ami Kozeli: Brenda 2-3 ditësh shpallet projekti i rrugës alternative

Intensifikohen punimet në segmentin e shembur Librazhd–Pogradec. Kreu i Autoriteti Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, bëri të ditur sot në mesfitë se aktualisht në zonën e dëmtuar në Dragostunjë janë të angazhuar 9 eskavatorë dhe 22 kamionë, të cilët po punojnë për stabilizimin e terrenit dhe largimin e masave të dheut.

Sipas Kozelit, gjatë mbrëmjes së kaluar ka përfunduar devijimi i shtratit të lumit Shkumbin, i cili godiste trasenë hekurudhore dhe përbënte rrezik për infrastrukturën ekzistuese. Po ashtu, është përmbyllur edhe ndërhyrja për dëmtimin e shtyllës elektrike që pengonte operacionet në terren.

“9 eskavatorë prezentë, 22 kamionë, gjatë mbrëmjes ka përfunduar devijimi i trupit lumor që godiste hekurudhën. Projekti ka nisur sepse pjesë e masave për fillimin e tij është edhe devijimi i trupit lumor”, deklaroi Kozeli.

Ai shtoi se projekti për ndërtimin e rrugës alternative, me gjatësi të parashikuar rreth 1.3 kilometra, pritet të shpallet brenda 2-3 ditësh, pas dorëzimit zyrtar pranë ARRSH-së nga projektuesit. Kjo rrugë provizore synon të rikthejë përkohësisht qarkullimin në një nga akset më të rëndësishme që lidh Juglindjen me pjesën tjetër të vendit, ndërsa paralelisht vijojnë procedurat për zgjidhjen përfundimtare të segmentit të dëmtuar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasan/ Vihet në pranga Behxhet Bylyku, kanosi me armë të dyshuar manovër 4 punonjës policie

ELBASAN, 28 gusht 2026 / Albania Express News/ –...

“Tinguj nën Portën e Kalasë”, muzika bashkëkohore gjallëron një prej hapësirave historike të Elbasanit

ELBASAN , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Historia dhe muzika...

I mori rrjedha e Drinit | Shpëtohen katër anëtarë të familjes, mbytet 7-vjeçarja

DIBËR , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Trupi i pajetë...