80-vjetori i OKB, Spiropali niset drejt Nju-Jorkut për Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali është nisur drejt Nju-Jorkut (SHBA), për të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme do të jetë e pranishme në hapjen e debatit të përgjithshëm në Asamblenë e OKB me mesazhin: “Më mirë së bashku: 80 vite dhe më shumë për paqe, zhvillim dhe të drejtat e njeriut”.

Me ftesë të presidentes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Annalena Baerbock, Spiropali do të marrë pjesë në takimin vjetor të Platformës për Gratë Lidere të Asamblesë së OKB.

Spiropali do të përfaqësojë Shqipërinë në disa takime të rëndësishme shumëpalëshe e bilaterale, ku në qendër të diskutimeve janë çështjet e sigurisë ndërkombëtare, zhvillimit të qëndrueshëm dhe të drejtave të njeriut.

Duke u mbështetur në rolin e saj aktiv në organizmat e OKB-së, Shqipëria do vijojë të avokojë për diplomaci shumëpalëshe gjithëpërfshirëse, si e vetmja rrugë drejt zgjidhjeve të qëndrueshme për sfidat globale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Velipojë, plazhet publike të menaxhuara mirëpresin pushues me ambiente të pastra dhe të organizuara

VELIPOJË, 5 korrik 2026 /Albania Express News/ -Plazhi i...

Dita e 36 e protestës, qytetarët para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

TIRANË ,5 korrik 2026/Albania Express News/-Qytetarët janë mbledhur edhe...