80-të ditë revoltë, protesta qytetare për largimin e kryeministrit Edi Rama hyn në histori , ripërsëriten kërkesat

TIRANË ,18 gusht 2026/Albania Express News/-Në Tiranë po zhvillohet sot protesta e 80-të, kundër investimit turistik të planifikuar në Zvërnec dhe me kërkesa për ndryshime politike.

Protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej” për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, ku mbahen fjalimet në foltoren e improvizuar.

Qytetarët vijojnë të përsërisin kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e “kastës së vjetër” politike, shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, ndryshimin e ligjit zgjedhor etj.

Në foltoren përpara Kryeministrisë një qytetar tha në fjalën e tij se “për 80 ditë janë munduar të na imponojnë teza të ndryshme, harrojnë se për 13 vjet ato teza dështuan. Kishin çdo mjet në dorë për ta bërë Shqipërinë por nuk e bënë. Tani që kanë humbur çdo legjitimitet popullor po përpiqen për të na orientuar se çfarë duhet të bëjmë”.

“Për 80 ditë kjo protestë ka nxjerrë në pah pafuqinë që ka qeveria para popullit. Me këtë rezistencë e kemi treguar se makineria e propagandës para këtij populli është e pafuqishme“, tha ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Glen Daja mendon revolucionin te Elbasani, trajneri kërkon rikthimin urgjent të Sory Diallo

Trajneri i ri i verdhebluve pritet të ndryshojë filozofinë...

Taulant Balla: Partia Demokratike po strehon persona të kërkuar nga policia për zjarrvënie

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Shoqata e Prokurorëve...

Ndërprerje e planifikuar e energjisë elektrike më 23 tetor, ja zonat që do të preken në zonën e Librazhdit

ELBASAN, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-OST sh.a njofton...

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Potenciali i turizmit...