700 gazetarë dhe punonjës të Radio Televizionit të Kosovës pa paga

Nga Gëzim Bimbashi

Të nderuar përfaqësues të mediave, kolegë të RTK-së, përfaqësues të AGK-së, BSPK-së dhe qytetarë të Republikës së Kosovës.
Sot jemi mbledhur këtu, sepse data 5 gusht ka kaluar dhe punëtorët e RTK-së ende nuk i kanë marrë pagat e tyre. Buxheti i RTK-së nuk është alokuar, çka përbën shkelje të drejtpërdrejtë të Ligjit të Punës dhe një goditje ndaj dinjitetit të qindra punëtorëve të këtij institucioni. RTK, si mediumi i vetëm publik në vend, meriton trajtim institucional të nivelit më të lartë.

Kjo krizë është rezultat i mosmiratimit të Ligjit të ri për RTK-në dhe mungesës së një financimi të pavarur dhe të qëndrueshëm, që do të garantonte funksionimin normal dhe të paanshëm të saj.RTK nuk ka përjetuar asnjëherë rritje pagash ,përkundrazi, ka funksionuar me buxhet të reduktuar për më shumë se pesë vite, ndërkohë që në sektorë të tjerë publikë janë realizuar rritje substanciale. E drejta për pagë është e garantuar me ligj dhe nuk mund të jetë çështje vullneti apo vonesash politike.
Ne kërkojmë rritje të buxhetit për vitin 2026 – përfshirë rritjen e pagave për punëtorët tanë, njësoj siç është bërë në çdo institucion tjetër shtetëror.

Sot, mbi 700 familje janë pa paga në kushte të rënda ekonomike, nën barrën e kredive dhe me kosto të jetesës në rritje.
Kjo protestë është:Vetëm për mbrojtjen e RTK-së si medium publik;
Për dinjitetin dhe të drejtat e punëtorëve tanë;
Pa asnjë ngjyrim politik, as dje, as sot, as nesër.
RTK është mbushur me profesionistë që, edhe pa paga, po sakrifikohen çdo ditë për të mbajtur gjallë shërbimin publik. Por kjo nuk mund dhe nuk duhet të vazhdojë.Kërkesat tona ndaj institucioneve:
Alokimi i menjëhershëm i buxhetit për RTK-në;
Kompletimi i Bordit të RTK-së nga Kuvendi i ri;
Shpallja e konkursit për Drejtor të Përgjithshëm, me respektim të plotë të procedurave ligjore;
Mbështetje serioze dhe të qëndrueshme nga Kuvendi i Kosovës, si themelues i RTK-së;Rritja e buxhetit për vitin 2026, përfshirë rritjen e pagave të punëtorëve të RTK-së.
Veprime të mëtejshme:
Nuk përjashtohet greva;
Nuk përjashtohet bojkoti i ngjarjeve politike;
Protesta mund të zhvendoset para ambienteve të RTK-së;
Për çdo hap të mëtejmë, do të njoftoheni me kohë.SPERTK do të përdorë të gjitha mjetet ligjore që i garanton organizimi sindikal, për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve.
Po ashtu, paralajmërojmë masa ligjore ndaj çdo institucioni përgjegjës për këtë gjendje të rëndë dhe të papranueshme.

Thirrje për përgjegjësi:
U bëjmë thirrje anëtarëve të Bordit aktual dhe menaxhmentit të RTK-së që të marrin përgjegjësinë që u takon, e të gjejnë zgjidhje urgjente – në pritje të konstituimit të Kuvendit të ri.Punëtorët nuk guxojnë të mbesin pa paga.
Kjo është çështje dinjiteti, përgjegjësie dhe respektimi të të drejtave njerëzore elementare.
Dinjiteti dhe djersa e punëtorëve tanë janë të panegociueshme.
RTK nuk do të lejohet të shkatërrohet.
Ne qëndrojmë për transparencë, profesionalizëm dhe për të ardhmen e informimit të drejtë në Kosovë.

Faleminderit për përkrahjen dhe për raportimin tuaj të drejtë.
SPERTK – Sindikata e Punëtorëve të RTK

6 Gusht 2025

Autori i shkrimit është Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr me goma të përdorura pranë stacionit hekurudhor në Elbasan, ndotet ajri në zonën e banuar

  Një episod shqetësues është regjistruar në afërsi të stacionit...

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesinë e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin...

Vijon puna për “Lungomare 4″, Demo: Nxit zhvillimin turistik të zonës

VLORË 7 prill /Albania Express News/ Puna për zgjatimin...