5 shtatori, dita e Nënë Terezës dhe e bamirësisë

Sot, më 5 shtator, shënohen 28 vite nga vdekja e humanistes shqiptare dhe fitueses së Çmimit Nobel për Paqe, Shën Nënë Tereza. Gruaja që e deshi e gjithë bota u shenjtërua më 5 shtator 2016 nga Papa Françesku në një ceremoni madhështore në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan.

E lindur më 26 gusht 1910 në Shkup, me emrin Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza e përkufizonte veten me fjalët:

“Me gjak jam shqiptare. Me shtetësi jam indiane. Me besim, murgeshë katolike. Me profesion, i përkas botës. Me zemër, plotësisht Zemrës së Jezusit.”

Shenjtërimi i saj u mundësua nga njohja e dy mrekullive:

  • Mrekullia e parë (2002): Shërimi i Monika Besrës në Indi nga një tumor në stomak, pas lutjes përpara ikonës së Nënë Terezës.
  • Mrekullia e dytë (2015): Shërimi i një 25-vjeçari brazilian nga tumori në tru, e njohur nga Papa Françesku.

Nënë Tereza u lumturua më parë, në tetor 2003, nga Papa Gjon Pali II.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, përmes një rezolute të veçantë, shpalli 5 shtatorin Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, në nderim të saj.

Shën Nënë Tereza mbetet një nga figurat më frymëzuese të shekullit XX, duke u bërë simbol i dashurisë, sakrificës dhe shërbimit ndaj më të varfërve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ajshel Zykollari, ylli i ri nga Elbasani që shkëlqeu në “Urta Fest Junior”

Një mbrëmje e mbushur me emocion, dritë dhe ëndrra...

Bashkia Elbasan reagon ndaj aludimeve për kaos financiar: Faktet dhe e vërteta mbi raportin e KLSH

Bashkia Elbasan ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik në...

Më 9 prill festivali “Roma Romale-Roskovec 2026”, edicioni që ngre në piedestal kulturën rome

ROSKOVEC /Albania Express News /Festivali “Roma Romale 2026” rikthehet...

Shqipëria shënon 17-vjetorin e anëtarësimit në NATO…

Shqipëria sot shënon 17-vjetorin e anëtarësimit në NATO, ndërkohë...